Kërko

Papa në lutje para Zojës Papa në lutje para Zojës

Papa në Shën Marinë e Madhe për t’ia besuar Zojës udhëtimin e tij në Mongoli

Siç është bërë tashmë traditë, përpara se të nisë vizitën e tij të 43-të apostolike, që do ta çojë në Mongoli, Papa Françesku shkoi të lutej para Zojës Salus Populi Romani. Nesër pasdite nisja për në Ulan Bator

R.SH. – Vatikan

Nesër, më 31 gusht, fillon udhëtimi apostolik në Mongoli, prandaj, Papa Françesku deshi t'ia besojë atë Virgjërës Mari, duke shkuar sot, në prag të nisjes, në bazilikën e Zojës së Madhe. Lajmi njoftohet nga Salla e Shtypit e Vatikanit, e cila bën të ditur se “Sot pasdite, e mërkurë 30 gusht, Papa Françesku doli nga Shtëpia e Shën Martës dhe shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku, si zakonisht, u ndal në lutje para ikonës së Virgjërës Salus Populi Romani, duke ia besuar asaj udhëtimin e ardhshëm apostolik në Mongoli. Në fund u kthye në Vatikan”.

Është hera e 111-të që Ati i Shenjtë shkon tek Zoja e Madhe, me rastin e një udhëtimi apostolik. Françesku do të qëndrojë në vendin aziatik për rreth katër ditë. Kthimi në Vatikan është planifikuar pasditen e 4 shtatorit.

30 gusht 2023, 17:11