Kërko

Papa, ndihma kushton, unë e admiroj vullnetarizmin

Papa: "ndihma u kushton të gjithëve. Edhe ne e përjetojmë në punën e përditshme, në mundimet, në durimin dhe shqetësimet që kërkon kujdesi për të tjerët. Të mendojmë për kilometrat që shumë njerëz bëjnë duke udhëtuar çdo ditë për të shkuar e për të ardhur nga puna dhe për të kryer shumë detyra në dobi të të tjerëve. Për sakrificat e kohës dhe gjumit për t’u kujdesur për një të porsalindur apo një të moshuar; dhe për t'u shërbyer atyre që nuk kanë asgjë për ta kthyer nderin e shërbimin"

R.SH. - Vatikan

"Ndihma kushton. Për të gjithë ne është shpenzim. Edhe ne e përjetojmë atë, në punën e përditshme, në mundimet, në durimin dhe shqetësimet që kërkon të kujdesesh për të tjerët". Kështu tha Papa Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot për solemnitetin e Ngjitjes së Marisë Virgjër në qiell, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Le të mendojmë, për shembull, kilometrat që shumë njerëz bëjnë duke udhëtuar çdo ditë për të shkuar e për të ardhur nga puna dhe për të kryer shumë detyra në dobi të të tjerëve – shton Ati i Shenjtë Bergolgio – le të mendojmë për sakrificat e kohës dhe gjumit për t’u kujdesur për një të porsalindur apo për një të moshuar; dhe përkushtimi për t'u shërbyer atyre që nuk kanë asgjë për ta kthyer nderin e shërbimin, në Kishë si në vullnetarizëm. Unë e admiroj vullnetarizmin. Është i lodhshëm, por është ngjitja në majë, do të thotë të ngjitesh lartë, është të fitosh Qiellin! Ky është shërbim i vërtetë!".

15 gusht 2023, 17:20