Papa, mizore lufta në Ukrainë, shumë fëmijë u zhdukën
R.SH. - Vatikan
Papa, thellësisht i shqetësuar për tragjedinë e fëmijëve të pafajshëm ukrainas, të rrëmbyer nga rusët, i fton gjithë besimtarët të luten për ta, e edhe për të rriturit, viktima të luftës, e për vendin që po jeton tragjedinë më tronditëse në skenën e këtij shekulli, të trazuar në të katër anët nga luftërat.
“Vëllezër dhe motra, le të lutemi për vëllezërit dhe motrat tona ukrainase, që vijojnë të vuajnë”. Këtë u kërkoi Papa besimtarëve në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, duke i shoqëruar nga Guadalupe, në Ukrainë. Lufta është mizore - kujtoi me dhimbje të thellë - shumë fëmijë të ikur, shumë njerëz të vdekur. Të lutemi, të lutemi: “Të mos e harrojmë Ukrainën e martirizuar. Sot është datë domethënëse për atë vend".
Kjo, ftesa e Atit të Shenjtë në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, ndërsa përshëndeste shtegtarët italishtfolës.
Duke iu drejtuar të rinjve, të sëmurëve, të moshuarve dhe të sapomartuarve, Papa Françesku uroi që "shembulli i Shën Bartolomeut Apostull, festën e të cilit do ta kremtojmë nesër, t'i ndihmojë të jenë dëshmitarë të sinqertë të Jezusit dhe t’i mbartin me besim vuajtjet, duke menduar për ato që pësuan apostujt e Ungjillit”.
“T’ia besojmë edhe Ukrainën e dashur, aq të sprovuar nga lufta, ndërmjetësimit të Shën Bartolomeut”, shtoi Papa në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme.
Françesku polakëve, tregoni dashuri për ukrainasit e vuajtur
“Dëshmojeni konkretisht dashurinë për fqinjin, veçanërisht për popullsinë ukrainase, që vuan nga lufta". Kjo, nxitja që Papa Françesku u drejtoi gjatë audiencës së përgjithshme shtegtarëve polakë, të cilëve u kujtoi solemnitetin e afërt të Zojës së Czestochow-ës dhe shtegtimin kombëtar përkatës në nderim të Nënës së Krishtit.