Kërko

Papa në Lisbonë për DBR-në, filloi udhëtimin e 42-të ndërkombëtar

Papa Françesku mbërriti në Portugali përpara orarit të caktuar. Për ta pritur Atin e Shenjtë në bazën ajrore Figo Maduro të Lisbonës, kishin dalë nunci apostolik dhe presidenti i Republikës, Rebelo de Sousa. Në takimin me autoritetet e Portugalisë, fjalimi i parë i Papës dhe pasdite, kremtimi i lutjes mbrëmësore me klerin vendas

R.SH. Vatican News

Rreth pesëmbëdhjetë minuta më herët se ora e programuar, në orën 9.43 me orën lokale (10.43 evropiane), Papa Françesku mbërrini në bazën ajrore Figo Maduro në Lisbonë, ku e filloi udhëtimi i tij i 42-të ndërkombëtar apostolik, i dyti në Portugali - hera e parë në maj 2017 për 100 vjetorin e shfaqjeve të Zojës Bekuar në Fatima - ku Françesku kësaj here do të bashkëndajë Ditën e 37-të Botërore të Rinisë me miliona të rinj nga mbarë bota që priten në vend.

Pritja në aeroport

Për të pritur Papën, pranë avionit, nunci apostolik në Portugali, Imzot Ivo Scapolo; te këmbët e avionit, përveç dy fëmijëve, Margarida dhe Josè, me veshje tradicionale me tufë lulesh, Presidenti i Republikës së Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa. Pas rojës së nderit, Papa dhe presidenti shkuan në sallën e VIP-ave, në strukturën e aeroportit, ku u bë prezantimi i dy delegacioneve portugeze e të Vatikanit dhe ku më pas Papa u ndal në bisedë me Rebelo de Sousa-n, i cili e takoi Papën sërish në Pallatin Kombëtar të Belem, pranë rezidencës zyrtare të kreut të shtetit, për ceremoninë e mirëseardhjes dhe vizitën e kortezisë.

Entuziazmi i të rinjve dhe banorëve nëpër rrugët e Lisbonës

Përgjatë gati shtatë kilometrave që ndajnë bazën ajrore nga Pallati Presidencial, shumë të rinj nga e gjithë bota dhe shumë banorë të Lisbonës prisnin me orë të tëra që të kalonte Papa me autoveturë, por nga trafiku në arteriet kryesore të kryeqytetit portugez Ati i Shenjtë nuk u ndal plotësisht, deri në sheshin e Rua de Belém, ku u zhvillua ceremonia e mirëseardhjes. Edhe këtu mijëra të rinj, veçanërisht latino-amerikanët dhe portugezët, u grumbulluan me flamujt e tyre veçanërisht rreth monumentit të Alfonso de Albuquerque, guvernatorit të dytë të Indive Portugeze.

Programi i ditës

Në vijim, programi i ditës së parë të shtegtimit të Papën në Lisbonë përfshin takimin e zakonshëm me autoritetet politike, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik në Qendrën Kulturore të Belem, në Lisbonë, ku Françesku mbajti fjalimin e tij të parë të këtij shtegtimit apostolik.

02 gusht 2023, 13:41