Kërko

Takimi me  të rinjtë e Scholas Occurrentes Takimi me të rinjtë e Scholas Occurrentes  (Vatican Media)

Papa pikturon muralin e të rinjve: "Të ndotim duart, për të mos ndotur jetën"

Françesku lëviz nga Lisbona në Cascais për të takuar djemtë dhe vajzat e Scholas Occurrentes, të cilët morën pjesë në projektin "Jeta ndërmjet botëve", nismë që ka përfshirë njerëz të kombësive dhe feve të ndryshme, të angazhuar për krijimin e njërit prej muraleve më të mëdha në botë: “Është si Kapela Sistine”, bën shaka Papa. Më pas ai u përgjigjet lirisht pyetjeve të të rinjve e, duke folur për krizën, nënvizon: "Një jetë pa krizë është e kotë".

R. SH. - Vatikan

"Keni pikturuar një Kapelë Sikstine". Kështu e quajti Françesku muralin 3 km të gjatë - më i gjati në botë - krijuar nga Scolas Occurrentes, quajtur “Jeta ndërmjet botëve”, mbi të cilin Papa la si kujtim penelatën e fundit. Në këtë vepër artistike morën pjesë të moshuar e të rinj, të pasur e të varfër,  besimtarë e jo: lanë të gjithë një gjurmë mbi muralin!

Papa: i jep një penel muralit 3 km "është si Kapela Sikstine"

Gjatë takimit, Françesku bisedoi me të rinjtë duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre për krizën dhe kaosin.

"Një jetë pa kriza është si uji i distiluar, e kotë" - tha Papa, duke nënvizuar se krizat duhet “të pranohen e të zgjidhen", por jo të krijohen. "Mos krijoni kriza" sepse "nuk është gjë e bukur", "është si të rrotullohesh, të rrotullohesh, të rrotullohesh”. Përkundrazi, duhet të ecim, e rrallë vetëm. Kjo është e rëndësishme: “përballimi i krizave së bashku".

Pas penelit të fundit në mural, Françesku dhuroi një pikturë të Samaritanit të Mirë duke i ftuar të gjithë "të jenë samaritanë të mirë" sepse "duhet t'i ndotim duart, për të mos i ndotur zemrat".

Pas daljes nga ndërtesa e vogël e Scholas Occurrentes në Cascais, Papa Françesku, së bashku me krerët fetarë të pranishëm, ndoqën të rinjtë, që mbillnin ullirin e paqes. Papa e ujiti i pari “drurin-simbolik”. "Lutuni për mua - i ftoi të pranishmit e - duke iu drejtuar atyre, që janë ateistë ose të besimeve të tjera, shtoi: “Ata, që nuk mund të luten të paktën të dërgojnë valë pozitive".

03 gusht 2023, 14:08