Kërko

Papa kujton familjen polake Ulma, që do të lumnohet: shpëtoi hebrenjt

Në atdheun tuaj jeni në pritje të lumnimit të familjes Ulma. Në shumë famulli nëntshja, që do të nisë pasnesër, do të jetë përgatitje shpirtërore për këtë ngjarje, kështu tha Papa në audiencën e sotme të përgjithshme, duke përshëndetur shtegtarët polakë: Shembulli i kësaj famljeje heroike, që flijoi jetën e saj vetëm e vetëm për t’i shpëtuar hebrenjtë e persekutuar, ju ndihmoftë të kuptoni se shenjtëria dhe gjestet heroike arrihen përmes besnikërisë së gjërave të vogla, të përditshme

R.SH. / Vatikan

“Në atdheun tuaj jeni në pritje të lumnimit të familjes Ulma. Në shumë famulli nëntshja, që do të nisë pasnesër, do të jetë përgatitje shpirtërore për këtë ngjarje” -  kështu tha Papa Françesku në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur në Vatikan, duke përshëndetur shtegtarët polakë:

Shembulli i kësaj famljeje heroike, që flijoi jetën e saj vetëm e vetëm për t’i shpëtuar hebrenjtë e persekutuar, ju ndihmoftë të kuptoni se shenjtëria dhe gjestet heroike arrihen përmes besnikërisë së gjërave të vogla, të përditshme”, shtoi Papa.

30 gusht 2023, 13:56