Kërko

Papa i telefonon nënës së 24-vjeçarit, që vdiq pak ditë pas Ditës Botërore të Rinisë

Papa Françesku i shprehu afërsinë familjes së Luca Re Sartù, djalit 24-vjeçar, që vdiq më 11 gusht pas një infektimi marrë gjatë Ditës Botërore të Rinisë, përmes një telefonate për nënën, Annalisa. Lajmin e dha Imzot Luca Raimondi, ipeshkëv ndihmës i Milanos, i cili sot në mëngjes kremtoi funeralin e të riut në kishën e Shën Hilarit, në Marnate, Komunë në provincën e Varezes, ku banonte, e ku pushon në paqe djaloshi.

R. SH. / Vatikan

Papa Françesku i shprehu afërsinë familjes së Luca Re Sartù, djalit 24-vjeçar, që vdiq më 11 gusht pas një infektimi marrë gjatë Ditës Botërore të Rinisë 2023, përmes një telefonate për nënën, Annalisa. Lajmin e dha Imzot Luca Raimondi, ipeshkëv ndihmës i Milanos, i cili sot në mëngjes kremtoi funeralin e të riut në kishën e Shën Hilarit, në Marnate, Komunë në provincën e Varezes, ku banonte, e ku pushon në paqe djaloshi.   

“Në këtë ditë shumë njerëz po luten me ne - tha kryetarja e Marnate, Elisabetta Galli, e cila ishte e pranishme në funeral. - Ndërmjet tyre, simbolikisht, edhe Papa Françesku, që i telefonoi Nënës së Lukës, Analizës. Një gjest për ta bërë nënën ndër lot, ta ndjejë afërsinë dhe ngushëllimin e Papës”.

Në këtë ceremoni mori pjesë një numër i madh njerëzish - kujtoi Ipeshkvi ndihmës - “Ishin 14 priftërinj - vazhdoi ai - të gjithë ata, që shërbejnë në bashkësinë tonë dhe që e njohën Lukën. Nuk mungonin as shokët e shoqet, që e shoqëruan në Ditën Botërore të Rinisë”.

 Në salikimet e djaloshit, pra, kishte shumë të rinj: që të gjithë, pjesë e grupit që mori pjesë në DBR, veshur me bluzat e asaj dite të paharrueshme. Ata kënduan në kor këngë vaji, por edhe plot me optimizimin e ringjalljes. Duke krijuar çastet thellësisht prekëse të kësaj lamtumire, ku nuk mund të mungonin as lotët - përfundoi kryebashkiakja.

18 gusht 2023, 15:55