Papa Françesku: rifillojnë audiencat e përgjithshme pas pushimit të verës
Nesër, e mërkurë 9 gusht, në Sallën Pali VI, në Vatikan, rikthehet takimi me Papën pas ndërprerjes së korrikut
R.SH. – Vatikan
Pas pushimit të korrikut, rifillojnë nesër, e mërkurë, 9 gusht, audiencat e përgjithshme të Papës Françesku. E para e këtij muaji do të mbahet nesër paradite, në Sallën Pali VI, në Vatikan.
Audienca e fundit e përgjithshme, përpara pushimeve të zakonshme verore, u mbajt të mërkurën, më 28 qershor, në Sheshin e Shën Pjetrit. Javën e mëparshme, më 21 qershor, takimi tradicional i së mërkurës u anulua për t’i lejuar Atit të Shenjtë rimëkëmbjen, pas operacionit në Poliklinikën Gemelli të Romës.
08 gusht 2023, 13:45