Papa emëron imzot Filipazzi-n, nunc në Poloni
R.SH. – Vatikan
Gjashtë vite të kaluara në Nigeri dhe më parë, po aq në Indonezi, në të dyja rastet në krye të nunciaturës apostolike. Por tani, kryeipeshkvi Antonio Guido Filipazzi, të cilin Papa e emëroi sot si nunc të ri në Poloni, do të kthehet në Evropë.
Me origjinë nga Melzo, në provincën e Milanos, 59 vjeç, prelati u shugurua meshtar në vitin 1987. I diplomuar në të Drejtën Kanonike, ai hyri në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë në vitin 1992, fillimisht, në përfaqësitë papnore në Sri Lanka, Austri, Gjermani dhe më pas, në seksionin për Marrëdhëniet me Shtetet, në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit.
I zgjedhur si titullar i Sutrit dhe nunc apostolik në vitin 2011, imzot Filipazzi u shugurua ipeshkëv në mars të po atij viti, për të marrë, më pas, detyrën e tij të parë në Indonezi si përfaqësues papnor.