Kërko

Lutja e Engjëllit të Tënzot Lutja e Engjëllit të Tënzot 

Lutja e Papës për paqe në Kamerun, përshëndetje të rinjve të DBR-së

I pritur me duartrokitje në fund të Engjëllit, Françesku përshëndeti disa grupe të rinjsh që morën pjesë në Ditën Botërore të Rinisë, në Lisbonë. Pastaj bëri thirrje për paqe në Kamerunin e rrënuar nga dhuna dhe nga lufta.

R. SH - Vatikan 

Nga dritarja e Pallatit Apostolik, menjëherë pas lutjes mariane të Engjëllit, Françesku kërkoi lutje për paqe në Kamerun, ku nesër, natën e festës të Zojës së Ngjitur në Qiell, do të bëhet një shtegtim në dioqezën e Bafoussam "për të kërkuar paqen në vendin ende të prekur nga dhuna dhe lufta" .

Në lutje për paqe në Kamerun dhe Ukrainë

“Të bashkohemi në lutje me vëllezërit tanë në Kamerun - nxiti Ipeshkvi i Romës - që Virgjëra Mari, me ndërmjetësimin e saj, të mbështesë shpresën e njerëzve të vuajtur prej vitesh dhe t’i ndihmojë të hapin rrugë dialogu për të arritur harmoninë dhe paqen”. Mendimet e Papës edhe një herë shkuan në "Ukrainën e martirizuar, që po vuan kaq shumë nga kjo luftë".

Flamujtë e të rinjve të DBR-së

I pritur me duartrokitje dhe brohoritje, Papa përshëndeti edhe të rinjtë e shumtë, të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit. Ishin ata, që morën pjesë në DBR-në e Lisbonës. "Janë shumë" - vërejti Papa, duke parë flamujtë e Polonisë, të Meksikës, Argjentinës, Italisë, Salvadorit, Meksikës, Tajvanit...

Në Kamerun që nga viti 2017 vijon lufta civile, që nisi për shkak të mosmarrëveshjeve socio-kulturore. I njohur edhe si "kriza anglofone", konflikti filloi nga kryengritja e separatistëve anglishtfolës kundër forcave të armatosura të rregullta. Si përgjigje, qeveria dërgoi ushtrinë në rajonet anglishtfolëse për të goditur kundërshtarët. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, dhuna dhe shtypja u bënë gjithnjë më kërcënuese. Në sfond,  grindjet politike lidhur me vazhdimësinë e Presidentit Paul Biya, 90-vjeç, në detyrë që nga viti 1982.

13 gusht 2023, 14:26