Kërko

Papa me të rinjtë në Lisbonë Papa me të rinjtë në Lisbonë

Lutja e humorit të mirë!

R.SH. - Vatikan

Papa e thotë për ditë lutjen e humanistit të madh, Tomas Moro, politikanit  të famshëm anglez, i cili jetoi në kapërcyell të shekullit të 15-të dhe të 16-të e u shpall shenjt, pasi u ekzekutua sepse nuk deshi ta pranojë Aktin e Mbretit të Anglisë për epërsinë mbi Kishën e mbi Papën.

Lutja e humorit të mirë!

Lutja ma e dashun që Papa  Françesku e thotë për ditë:

O Zot, më ndihmo ta bluaj mirë gjithçka, e mos harro të më japësh edhe diçka që mund ta bluajë!

Ma jep, o Zot, një shpirt të thjeshtë, që di të çmojë gjithçka të mirë e nuk trembet nga pamja e së keqes, por ia del gjithnjë mbanësh të vërë gjithçka në vend të vet!

Më jep një shpirt që nuk  e di ç’është zemrimi, hungurimi, ankimet dhe mos më lejo të shqetësohem së tepërmi për atë gjënë shumë të rëndë, që quhet "Unë".

Bëj o Zot, të kem gjithnjë humor të mirë: ma jep hirin t’i kuptoj shakatë,  që të kem kështu në jetë sadopak  gëzim e t’ua fali pakëz edhe të tjerëve!

07 gusht 2023, 17:41