Françesku përshëndet një grua 106-vjeçare dhe një vajzë të sëmurë në Lisbonë
R.SH. / Vativan News
Një takim i dyfishtë i Papës në Nunciaturën Apostolike të Lisbonës, sot në mëngjes. I dyfishtë e i rrallë. Para se të largohej nga streha e tij në këto ditë udhëtimi drejt kryeqytetit portugez për të shkuar në kopshtin Vasco da Gama në Lisbonë, ku do të rrëfente disa të rinj, Françesku u takua për disa minuta një zonjë 106-vjeçare. Quhet Maria da Conceição Brito Mendonça, e lindur në Ditën e Dukjeve të Fatimes, më 13 maj 1917.
Njoftimi është i Sallës së Shtypit të Vatikanit, që kujtoi menjëherë më pas se Françesku përshëndeti edhe të renë Edna Pina Lopes Rodrigues. Është po ajo vajza, që vuan nga një sëmundje e rëndë, të cilës vetë Papa i pati dërguar një mesazh dashurie dhe lutjeje qershorin e kaluar.