Kërko

Zjarret në Greqi Zjarret në Greqi  (AFP or licensors)

Françesku, lutje për viktimat në Greqi dhe për vuajtjet e Ukrainës

Në përshëndetjet pas Engjëllit të Tënzot, Papa shprehu keqardhjen e thellë për dy vende: njëri i shkatërruar nga zjarret, tjetri nga lufta. E, duke kujtuar festën e sotme të Shën Monikës, kërkoi lutje për nënat "të cilat vuajnë kur fëmijët e tyre janë “pakëz të humbur, ose në rrugë të vështira të jetës".

R. SH. - Vatikan

Viktimat e zjarreve në Greqi dhe vuajtjet e ukrainasve janë përsëri në mendimet e Papës i cili, në përshëndetjet pas Engjëllit, iu drejtua këtyre dy popujve, në çaste tejet të vështira.

Greqia, 64 zjarre në një ditë, Rodi digjet prej një jave. Alarm në Korfuz

 “Ju siguroj se i kujtoj dhe lutem për viktimat e zjarreve, që shpërthyen këto ditë në Greqinë verilindore dhe i shpreh solidaritetin tim popullit grek. E edhe se jam gjithmonë pranë popullit ukrainas, i cili vuan nga lufta dhe vuan tepër: të mos e harrojmë Ukrainën”.

Më pas Françesku kujtoi përkujtimin e sotëm të Shën Monikës, nënës së Shën Agustinit, e cila "me lutjet dhe lotët e saj i kërkoi Zotit kthimin e të birit". Duke ndjekur shembullin e kësaj  gruaje “të fortë dhe të mirë”, Papa më pas kërkoi lutje për të gjitha ato nëna “që vuajnë kur fëmijët e tyre  duken pakëz si të humbur, ose zgjedhin rrugë të vështira në jetë”.

27 gusht 2023, 13:16