Kërko

Dreka e Papës me të rinjtë Dreka e Papës me të rinjtë   (Vatican Media)

Dreka e Papës me disa të rinj, në Nunciaturën e Lisbonës

R. SH. - Vatican News

Sebastião, Clara Ysabel, Joana, Luis Carlos, Beatriz, Pedro, Audrey, Hannah, Karam, Maria Magdalena. Këta ishin dhjetë, të rinjtë - gjashtë vajza dhe katër djem - që drekuan sot, më 4 gusht, në Nunciaturën Apostolike të Lisbonës. Qenë të ftuarit e DBR-së.

Të gjithë të rinj të moshave të ndryshme (nga 34 deri në 24 vjeç) dhe të kombësive të ndryshme (portugeze, braziliane, guineane, filipinase dhe madje edhe palestineze), të zgjedhur për të mbajtur gjallë një traditë, që përsëritet prej vitesh në çdo Ditë Botërore të Rinisë. Të pranishëm në drekë, edhe kardinali Manuel José Macário do Nascimento Clemente, patriarku i Lisbonës dhe ipeshkvi ndihmës, Amèrico Aguiar, kryetar i Fondacionit DBR Lisbonë 2023, kardinal në koncistorin e ardhshëm.

04 gusht 2023, 16:25