Kërko

 Një çast nga takimi i Papës Françesku me delegacionin e çmimit "Është gazetari". Një çast nga takimi i Papës Françesku me delegacionin e çmimit "Është gazetari".  (Vatican Media)

Çmimi “Është Gazetarí': Papës së dialogut dhe të paqes

Të shikohet realiteti i fakteve, pa u ndikuar kurrë nga gjuhët e urrejtjes! Këto, qëndrimet mbi të cilat vuri theksin Françesku duke folur për botën e informacionit gjatë takimit, në Vatikan, me delegacionin e çmimit "Është gazetari”, themeluar në vitin 1995, dorëzuar Papës. Françesku bëri edhe një "kërkesë për ndihmë": të mos flitet për Sinodin mbi sinodalitetin "me histori të parapaketuara" por "ashtu siç është në të vërtetë”.

R. SH. - Vatikan

Mesazhit të Papës Françesku për dialog dhe paqe i jepet Çmimi '"Është gazetari” 2023. Ju kujtojmë se ky çmim përfaqësohet nga eksponentë të shquar italianë të botës së informacionit. Një zgjedhje e pashoqe në historinë e kësaj njohjeje, e cila megjithatë - shkruhet në një shënim - "përshtatet në mënyrë të përkryer me qëllimim që Indro Montanelli, Enzo Biagi, Giorgio Bocca dhe Giancarlo Aneri i vunë vetes, kur e themeluan”.

Çmimi në vitin e largët 1995 theksonte: të ndihmojmë gazetarinë që të ndërgjegjësohet më shumë për rolin e saj të shprehjes së lirë dhe kontributit në ndërtimin e drejtësisë, nëpërmjet shërbimit të së vërtetës". Ky objektiv sot "u ripërtëri në rizbulimin e guximit për të folur dhe për të shkruar për paqen". Me mesazhin e tij "Papa Françesku është i vetmi zë që ka guximin të përdorë dialogun për të thënë fjalë paqeje".

 Duke shpjeguar arsyet e dhënies së këtij çmimi, juria, e kryesuar nga vetë Giancarlo Aneri dhe e përbërë nga Stella Aneri, Giulio Anselmi, Mario Calabresi, Massimo Gramellini, Paolo Mieli, Gianni Riotta dhe Gian Antonio Stella, e konsideron këtë zgjedhje "si sinjal të rëndësishëm për botën e informacionit, veçanërisht për brezat e rinj të gazetarëve”. Kujton më pas edhe mësimin e Papës, sipas të cilit paqja “është punë durimtare në kërkim të së vërtetës dhe të drejtësisë, që nderon kujtimin e viktimave dhe   ngjall, hap pas hapi, shpresën e përbashkët, më të fortë se hakmarrja". "Me mesazhin e tij - vazhdon njoftimi për shtyp - Papa Françesku është zëri i vetëm që merr guximin të përdorë dialogun, për të thënë fjalë paqeje". Vendimi për t'i dhënë Papës çmimin "Është gazetarí” - shkruhet në fund të njoftimit për shtyp - është “sinjal i rëndësishëm për botën e informacionit, veçanërisht për brezat e rinj të gazetarëve”.

26 gusht 2023, 14:09