Kërko

Il Papa durante il video-collegamento con i partecipanti al X Incontro nazionale dei giovani cattolici a San Pietroburgo in Russia Il Papa durante il video-collegamento con i partecipanti al X Incontro nazionale dei giovani cattolici a San Pietroburgo in Russia

Bruni: Papa "nuk e lavdëron imperializmin rus"

Vatikani i është përgjigjur kritikës ukrainase ndaj fjalëve të Papës për dy sundimtarë rusë të shekujve 17 e 18. Me fjalët e tij të formuluara spontanisht, Papa inkurajoi të rinjtë rusë të ruajnë atë që është pozitive në trashëgiminë e madhe kulturore e shpirtërore të Rusisë, tha sot zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni. Papa në asnjë mënyrë nuk ka dashur të lavdërojë konceptet dhe personalitetet imperialiste të epokave të mëparshme, të cilat i përmendi vetëm për të treguar periudhën historike.

R.SH. - Vatikan

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit Bruni sqaron fjalët e shqiptuara nga Papa më 25 gushtin e kaluar në një lidhje video  përmes internetit me pjesëmarrësit e Ditës së Rinisë Ruse në Shën Pjetërburg:

“Në përshëndetjen drejtuar disa të rinjve katolikë rusë në ditët e fundit, siç duket qartë nga konteksti në të cilin u shqiptua, Papa donte të inkurajonte të rinjtë që të ruanin dhe promovonin gjithçka që është pozitive në trashëgiminë e madhe kulturore dhe shpirtërore ruse, dhe sigurisht jo për të lartësuar logjikën imperialiste dhe personalitetet qeveritare, të cituara për të treguar disa periudha historike referimi”. Kështu tha drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

29 gusht 2023, 12:36