Kërko

Papa Françesku me Patrikun bartolomeu Papa Françesku me Patrikun bartolomeu

Patriku Ekumenik i uron Papës të shërohet sa më shpejt

Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i uron Atit të Shenjtë shërim të shpejtë, në prag të festës së Kishës së Romës, asaj të Shën Pjetrit e të Shën Palit, më 29 qershor. Bartolomeu do të dërgojë, si çdo vit, përfaqësuesit e tij

R.SH. - Vatikan

Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i dërgon një letër të ngrohtë, plot simpati dhe afërsi, Papës Françesku, pas operacionit në spitalin Gemelli të Romës. Patriku i uron Atit të Shenjtë shërim të shpejtë, shëndet të plotë dhe kthim të shpejtë në detyrat e tij të shenjta dhe të shumta, sidomos për festën e Kishës së Romës, atë të Shën Pjetrit e të Shën Palit, më 29 qershor. Bartolomeu do të dërgojë, si çdo vit, përfaqësuesit e tij. Kësaj radhe, delegacioni përbëhet nga mitropoliti Jobi i Pisidisë, peshkopi Athenagoras i Nazianzusit dhe mitropoliti Tritevon Kallinikos.

09 qershor 2023, 17:05