Papa Françesku rifillon audiencën e përgjithshme të mërkurën, më 28 qershor
R. SH. - Vatikan
Të mërkurën e ardhshme, 28 qershor, Papa Françesku do të kthehet në Sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e përgjithshme. Lajmi u bë i ditur nga Salla e Shtypit e Vatikanit. Takimi i së mërkurës së kaluar, 21 qershor, u anulua për "vijimin e shërimit të Atit të Shenjtë pas operacionit", siç njoftoi zëdhënësi Matteo Bruni ditën e daljes së Françeskut nga Poliklinika Gemelli, ku ai iu nënshtrua një laparotomie dhe një operacioni plastik në murin e barkut me protezë për heqjen e një hernie.
Deri tani Papa ka qenë i pranishëm në të gjitha audiencat e planifikuara si dhe në Engjëllin e Tënzot, të dielën, më 18 qershor.
Kujtojmë se më 4 korrik 2021, 7 ditë pas operacionit për heqjen e një pjese të zorrëve me divertikula, Françesku pati dalë në dritaren e spitalit për ta kremtuar lutjen e Engjëllit, por asokohe kishte kaluar një javë. "Ndërsa këtë radhë - siç pohoi Prof. Alfieri – Papa e pranoi këshillën e mjekëve për të pushuar dhe për të mos iu nënshtruar përpjekjeve të mëtejshme, që mund t’i rrezikonin rrjetën protetike dhe riparimin e fashës muskulare, që duhet shëruar plotësisht”.