Kërko

Papa Françesku Papa Françesku

Papa Françesku bëri një vizitë mjekësore në spitalin Gemelli

Ati i Shenjtë u kthye në Vatikan, në Shtëpinë e Shën Martës, pas një vizite mjekësore për kontroll, në spitalin Gemelli të Romës

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku shkoi sot për një vizitë mjekësore në spitalin Gemelli të Romës. Njoftohet se në orën 10.40 të paradites, Ati i Shenjtë bëri një kontroll në Qendrën e Mjekësisë së Plakjes në poliklinikën universitare, ku në marsin e këtij viti u shtrua për disa ditë, për shkak të një infeksioni në mushkëri. Pas vizitës, Papa u kthye në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, siç njofton komunikata e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

06 qershor 2023, 13:29