Kërko

 Santa Messa del Papa per la Pentecoste, 2022.06.05 Santa Messa del Papa per la Pentecoste, 2022.06.05

Papa: Shpirti Shenjt e mban fenë gjithnjë të re

Papa: Shpirti Shenjt e mban fenë gjithnjë të re: Ai nuk është i lidhur me epokat apo modat që kalojnë, por sjell rëndësinë e aktualitetin e Jezusit, të ngjallur dhe të gjallë, në ditët e sotme

R.SH. – Vatikan

“Shpirti Shenjt e mban fenë gjithnjë të re: Ai nuk është i lidhur me epokat apo modat që kalojnë, por sjell rëndësinë e aktualitetin e Jezusit, të ngjallur dhe të gjallë, në ditët e sotme”. Kështu pohon Papa në një tweet, sot 23 maj 2023, në faqen @Pontifex.

Feja është dhuratë e Shpirtit Shenjt

Në këtë javë, nësa afrohen Rrëshajët, që do të kremtohen të dielën e ardhshme, Kisha u kërkon besimtarëve të luten që Shpirti Shenjt Zot të zbresë në zemrat njerëzve, në famullitë kishtare, në bashkësitë tona.

Të gjithë ne, pohoi Papa gjatë homelisë së Meshës, kremtuar në Kapelën e Shën Martës, më 1 janar 205, e kemi marrë dhuratën e fesë. “Duhet ta ruajmë, që të paktën të mos meket, të vijojë të jetë e fortë, me pushtetin e Shpirtit Shenjt, që na e dhuroi. E feja ruhet duke e mbajtur gjithnjë të gjallë këtë dhuratë të Hyjit.

“Shpirti Shenjt është Ai, që e vë në lëvizje Kishën; është Ai, që punon në Kishë e në zemrat tona; është Ai, që e bën çdo të krishterë njeri të ndryshëm nga të tjerët, e, nga të gjithë bashkë, bën unitetin. Është Ai, që të shtyn përpara, që i hap portat e të çon të japësh dëshmi për Krishtin”.

“Feja mund të bëjë gjithçka. Feja e mund botën, por duhet ai guxim, që të bind ta lëshosh plotësisht vetveten në dorë të Zotit”. Këtë pohoi Papa Françesku, në homelinë e Meshës, kremtuar më 11 janar 2014, në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan. Në qendër të homelisë së Papës, fragmenti i shkëputur nga Letra e Shën Gjonit, në të cilën Apostulli ngulmon mbi fjalën, që për të është shprehje e vetë jetës së krishterë: “Të mbetemi në Zotin, për ta dashur Hyjin e të afërmin”.

E të mbetesh në Zotin, nuk është vepër njerëzore. Është vepër e Shpirtit Shenjt dhe e fesë sonë, që jep një rezultat konkret: “kushdo që mbetet në Zotin, është i lindur nga Zoti; kushdo që mbetet në dashuri, e mund botën e fitorja është e fesë sonë. Nga ana jonë, feja. Nga ana e Zotit, përmes kësaj “me mbetë’, Shpirti Shenjt, që e kryen këtë vepër hiri. Nga ana jonë feja. Feja e fortë. E kjo është fitorja, ngadhënjimi mbi botën: feja jonë! Feja jonë mund të bëjë gjithçka! Është fitore!”

23 maj 2023, 14:50