Kërko

At least 200 people killed in fighting between Sudan's army and paramilitaries At least 200 people killed in fighting between Sudan's army and paramilitaries 

Thirrja e Papës për Sudanin: të ndalet sa më shpejt dhuna e të rifillojë dialogu

Pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Françesku rishprehu shqetësimin për situatën në vendin afrikan, të cilën e quajti "serioze".

R. SH. - Vatikan

Situata në Sudan po bëhet gjithnjë e më kritike. Papa, pas lutjes drejtuar Mbretëreshës Qiellore, rishprehu, si të dielën e kaluar, afërsinë e tij me vendin afrikan.

Lutja për vëllezërit dhe motrat sudaneze

Nuk e harron popullin e Sudanit, Papa, siç bëri të dielën e kaluar, sërish nga sheshi i Shën Pjetrit. Sot theksoi:

“Për fat të keq, situata në Sudan mbetet serioze: përsëris edhe një herë thirrjen time që dhuna të pushojë sa më shpejt të jetë e mundur, e të rifillojë rruga e dialogut. I ftoj të gjithë të luten për vëllezërit dhe motrat tona sudanezë”

Largimi i shtetasve të huaj

Luftimet ndërmjet grupit paraushtarak dhe ushtrisë kanë hyrë në javën e dytë, pas një pushimi të shkurtër. Më shumë se 150 njerëz nga vende të ndryshme arritën tashmë në Arabinë Saudite në operacionin e parë  të evakuimit civil. Ndërkohë nga Sudani ka nisur një heksod i vërtetë: Shtetet e Bashkuara përfunduan zhvendosjen e stafit të ambasadës së tyre, e cila aktualisht është e mbyllur. Po vijon edhe dalja e mbrojtur e shtetasve francezë.

Nunci: situata është serioze, shpresojmë se nuk do të çojë në luftë civile

Janë gati në Xhibuti, avionët e caktuar për rikthimin në atdhe të 140 italianëve, të bllokuar në vend, ku kanë rinisur luftimet.

I bllokuar edhe Interneti

Në vendin afrikan të tronditur nga luftimet, është ndërprerë "pothuajse tërësisht" edhe interneti. Lajmin e dha NetBlocks, organizatë me seli në Londër, që monitoron hyrjen në web në mbarë botën. Të dhënat e rrjetit në kohë reale tregojnë një kolaps pothuajse total të lidhjes së internetit në Sudan me atë kombëtare, tani në 2% të niveleve të zakonshme.

23 prill 2023, 13:22