Kërko

Papa viziton bashkësinë greko-katolike hungareze

Nga Kisha e Shën Elizabetës së Hungarisë, ku u zhvillua takimi i sotëm me të varfërit dhe refugjatët, Papa Françesku shkoi në Kishën greko-katolike ‘Mbrojtja e Nënës së Zotit’, 50 metra, larg, për një vizitë në komunitetit të ritit greko-katolik. Papa u prit në hyrje të Kishës greko-katolike nga Imzot Fulop Kocsis, Kryeipeshkëv Metropolit i Eparkisë së Hajdudorogut

R.SH. - Vatikan

Nga Kisha e Shën Elizabetës së Hungarisë, ku u zhvillua takimi i sotëm me të varfërit dhe refugjatët, Papa Françesku shkoi në Kishën greko-katolike ‘Mbrojtja e Nënës së Zotit’, 50 metra, larg, për një vizitë në komunitetit të ritit greko-katolik. Papa u prit në hyrje të Kishës greko-katolike nga Imzot Fulop Kocsis, Kryeipeshkëv Metropolit i Eparkisë së Hajdudorogut për katolikët e ritit bizantin.

Kisha greko-katolike hungareze u riorganizua nga Papa Françesku më 20 mars të vitit 2015 dhe u ngrit në Kishë Metropolitane sui iuris. Papa e ngriti Eparkinë e Hajdudorogut për katolikët e ritit bizantin në Kishë metropolitane, me seli në Debrecen, dhe emëroi mitropolitin e parë Fulop Kocsis, deri atëherë ipeshkëv eparkial i Hajdudorog; e ngriti Ekzarkatin apostolik të Miskolcit në Eparki, duke e bërë atë sufragane të selisë metropolitane të Hajdudorog, dhe emëroi Atanaz Orosz, ish-eksark apostolik i Miskolcit, si ipeshkëv të parë eparkial; themeloi Eparkinë e Nyi'regyhaza me territor të ndryshëm nga Eparkia e Hajdudorog, duke e bërë edhe atë sufragane të selisë metropolitane të Hajdudorog, dhe emëroi murgun bazilian Abel A. Szocska si ipeshkëv eparkial, më 2018. Ipeshkvijtë greko-katolikë në Hungari janë anëtarë të Konferencës Episkopale Hungarezë me të drejtën e votës vendimore në mënyrë konsultative.

Statusi i Metropolisë sui iuris e bën Kishën greko-katolike plotësisht të pavarur nga ajo latine vendase nga pikëpamja juridike kanonike, pa vënë aspak në dyshim bashkësinë e plotë kishtare reciproke. Në liturgji, Kisha greko-katolike hungareze përdor gjuhën kombëtare.

29 prill 2023, 15:41