Kërko

Lutja e Mbretëreshës Qiellore Lutja e Mbretëreshës Qiellore 

Papa: shpresoj që paqja të fuqizohet në Irlandën e Veriut

U përkujtua sot 25-vjetori i Marrëveshjes të së Premtes së Madhe, e cila i dha fund dhunës, që gjakoste prej kohësh Irlandën e Veriut. Papa Françesku e kujtoi në lutjen e Mbretëreshës Qiellore, duke uruar konsolidimin e paqes në ishull.

R. SH. - Vatikan

Pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa Françesku përshëndeti besimtarët e pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit dhe kujtoi një përvjetor që flet për paqen. "Sot - kujtoi - kremtojmë njëzet e pesë vjetorin e të ashtuquajturës "Marrëveshja e së Premtes së Madhe, ose e Belfastit", e cila i dha fund dhunës që kishte trazuar Irlandën e Veriut për dekada.

"Me shpirt mirënjohës - vazhdoi - i lutem Zotit të paqes që çka u arrit atë çast historik të konsolidohet për të mirën e të gjithë burrave dhe grave të ishullit të Irlandës".

Françesku: të lutemi për paqen, veçanërisht për Ukrainën

 Marrëveshja e së Premtes së Madhe u nënshkrua në Belfast, më 10 prill 1998, të Premten e Madhe, nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo irlandeze, e miratuar nga shumica e partive politike të Irlandës së Veriut, me përjashtim të Partisë Unioniste Demokratike. Më 23 majin pasardhës, marrëveshja iu nënshtrua një referendumi, i cili ratifikoi miratimin e saj popullor nga votuesit e Irlandës Veriore. I dha, kështu, fund konfliktit pothuajse tridhjetë vjeçar në Irlandën e Veriut, ndërmjet republikanëve katolikë dhe unionistëve pro-britanikë nga njëra anë - e sindikalistëve pro-britanikë, nga ana tjetër. Një luftë e përgjakshme civile, që shkaktoi më se 3700 vdekje, duke lënë një plagë të thellë, pjesërisht ende të hapur, në gjirin e shoqërisë.

Amendamenti i Kushtetutës

Më 10 prill 1998, popullsia e Republikës së Irlandës votoi edhe për ndryshimin e Kushtetutës, në përputhje me marrëveshjen: duke miratuar amendamentin e 19-të të Kushtetutës, u bë i mundur ndryshimi i tekstit të neneve origjinale 2 dhe 3 (që pretendonte unitetin e ishullit nën qeverinë e Dublinit), në një deklaratë, e cila përmbante aspiratën e një Irlande të bashkuar me mjete paqësore. Marrëveshja hyri në fuqi më 2 dhjetor 1999.

10 prill 2023, 14:32