Kërko

Papa Françesku Papa Françesku

Papa ndjekë Udhën e Kryqit në Colosseum nga Shën Marta

Ati i Shenjtë Françesku ndjekë Udhën e Kryqit në Koloseum nga Shtëpia e Shën Martës në Vatikan, për shkak të të ftohtit. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku nuk do të shkojë sonte në Udhën e Kryqit, e cila, si për çdo vit të Premten e Madhe të Pashkëve, kremtohet në Koloseum, vendi i martirizimit të të krishterëve të parë në Romë. “Për shkak të të ftohtit të madh të këtyre ditëve – njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – Papa Françesku do ta ndjekë sonte Udhën e Kryqit nga Shtëpia e Shën Martës, duke u bashkuar në lutje me ata, që do të mblidhen në Koloseum, bashkë me dioqezën e Romës”.

07 prill 2023, 15:42