Kërko

Gjykata e Vatikanit Gjykata e Vatikanit

Papa ndryshon normativën penale dhe sistemin gjyqësor të Vatikanit

Motu proprio e Françeskut për të thjeshtuar mekanizmat ligjorë dhe për të siguruar përmirësimin e sistemit në dritën e "nevojave të viteve të fundit për mbarështimin e drejtësisë". Saktësohen funksionet e Zyrës së Promotorit të Drejtësisë, ndryshimet në lidhje me përfundimin e detyrës së kryetarit të Gjykatës së Vatikanit dhe regjimi full-time i magjistratëve

R.SH. – Vatikan

         Duke pasur parasysh kërkesat e viteve të fundit në mbarështimin e drejtësisë, Papa Françesku, me një Letër apostolike në formën e Motu proprio-s, publikuar sot (12 prill), bëri disa ndryshime në normativën penale dhe në sistemin gjyqësor të Vatikanit. Ndryshimet hyjnë në fuqi nesër.

         Ndër risitë, inkuadrimi më i saktë i funksioneve të gjykatësve në Zyrën e Promotorit të Drejtësisë; mundësia për një gjykat shtesë në kolegjin e tre gjykatësve – i cili duhet të mbetet i vetëm – në rastin e largimit të njërit prej anëtarëve; mundësia që Papa të emërojë një kryetar shtesë për Gjykatën e Vatikanit, në rastin kur i mëparshmi është në vitin, gjatë të cilit duhet të japë dorëheqjen; shfuqizimi i normës sipas së cilës duhet të jenë i pranishëm full-time të paktën një nga gjykatësit në kolegjin gjykues.

12 prill 2023, 16:10