Papa mbron Shën Gjon Palin II: "objekt akuzash fyese, pa asnjë bazë"
Pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Françesku foli për paraardhësin e tij, duke qenë i sigurt "se do të shprehte ndjenjat e besimtarëve nga mbarë bota" dhe duke e kujtuar me mirënjohje të thellë Papën polak!
R. SH. - Vatikan
Pas Lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa Françesku mbrojti paraardhësin e tij, Shën Gjon Palin II, figura e të cilit ditët e fundit ishte në qendër të akuzave shpifëse lidhur me çështjen Orlandi, me baza anonime, me përsëritjen e shprehjes "përflitet", pa asnjë dëshmi e asnjë të dhënë konkrete. Akuza, që Papa i cilësoi “fjalë fyese, pa kurrnjë bazë”.
Akuza absurde dhe shpifëse
Ja edhe mendimi i Françeskut, i cili pasi përshëndeti grupet e Mëshirës Hyjnore të pranishme në Sheshin e Shën Pjetrit, shtoi:
“I sigurt se po shprehi ndjenjat e besimtarëve nga mbarë bota, kujtoj me mirënjohje të thellë Shën Gjon Palin II, këto ditë objekt akuzash fyese, pa kurrfarë baze”.
16 prill 2023, 14:41