Kërko

Bazilika e Shën Pjetrit Bazilika e Shën Pjetrit 

Papa kryeson mbledhjen e parë të Këshillit të ri të Kardinajve

Përfunduan punimet e organizmit mbledhur me Françeskun në Shën Martë, më 24 dhe 25 prill. Në qendër të reflektimit, situata shoqërore-politike dhe kishtare e rajoneve, të cilave u përkasin kardinajtë, përgatitjet për Sinodin e tetorit dhe zbatimi i Preedicate Evangelium, me vëmendje të veçantë në përpjekjen për ta vënë në jetë punën e reformës në Kurien Romake.

R. SH. - Vatikan

Mbledhja e Këshillit të Kardinajve filloi sot, në Vatikan, në prani të Papës Françesku. Është takimi i parë i C9-së së re, pas përtëritjes së organizmit nga Papa, më 7 mars.

Anëtarët e Këshillit të ri janë: Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit; Fernando Vérgez Alzaga, kryetar i Komisionit Papnor për Shtetin e Qytetit të Vatikanit dhe i Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit; Fridolin Ambongo Besungu, Kryeipeshkëv i Kinshasës; Oswald Gracias, Kryeipeshkëv i Bombeit; Seán Patrick O'Malley, Kryeipeshkëv i Bostonit; Juan José Omella Omella, Kryeipeshkëv i Barcelonës; Gérald Lacroix, Kryeipeshkëv i Kebekut; Jean-Claude Hollerich, Kryeipeshkëv i Luksemburgut; Sérgio da Rocha, Kryeipeshkëv i San Salvador de Bahia. Sekretari është Imzot Marco Mellino, ipeshkëv-titullar i Dioqezës së  Cresima-s.

Këshilli i Kardinajve u krijua nga Papa Françesku me Kirografin e 28 shtatorit 2013, me detyrën për ta ndihmuar në qeverisjen e Kishës universale dhe për të studiuar një projekt për rishikimin e Kuries Romake, ky i fundit, i realizuar me Kushtetutën e re Apostolike Praedicate Evangelium botuar më 19 mars 2022. Takimi i parë i C9 ishte ai i 1 tetorit 2013. Takimi i fundit, në dhjetor të vitit të kaluar, iu kushtua posaçërisht fazës kontinentale të Sinodit mbi sinodalitetin.

24 prill 2023, 13:24