Kërko

Papa priti kryeministren e Bosnjës Hercegovinës

Papa Françesku priti në audiencë kryeministren Borriana Krišto, e cila më pas u takua me drejtuesit e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit. Ndër temat e bashkëbisedimeve nevoja për një dialog gjithëpërfshirës ndërmjet forcave të brendshme dhe zgjerimit të BE -së

R.SH. – Vatikan

"Nevoja e promovimit të barazisë juridike-sociale të të gjithë qytetarëve që i përkasin secilit popull që përbën vendin, si dhe rëndësia e një dialogu gjithëpërfshirës ndërmjet të gjithë aktorëve politikë për të mirën e përbashkët të Bosnjës dhe Hercegovinës". Këto ishin temat që karakterizuan audiencën e sotme në Vatikanin të Kryeministres së Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, e cila - informon zyra e shtypit të Vatikanit - u prit për herë të parë nga Papa Françesku dhe më pas u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalint Pietro Parolin së bashku me kryeipeshkvin Paul R. Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare

Marrëdhëniet bilaterale dhe aplikimi i BE -së

Ndër temat e takimit u nënvizuan edhe "marrëdhëniet pozitive bilaterale", "kontributi i Kishës lokale në shoqërinë e vendit", veçanërisht situata e komunitetit katolik në Bosnje e Hercegovinë, si dhe disa "çështje të hapura në marrëdhëniet Kishë-Shtet". Së fundmi, njofton zyra e shtypit, u prek edhe tema e zgjerimit të Bashkimit Evropian, dhe u kujtua “me kënaqësi edhe koncesioni i statusit për Bosnjën dhe Hercegovinën si kandidat" për anëtarësimin në BE, që u arrit në dhjetorin e kaluar.

03 prill 2023, 13:36