Kërko

Françesku kujton francezët e rinj të lum, dëshmitarë të fesë deri në martirizim

Gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore Françesku kujtoi edhe të Lumtë, që u lartuan në nderimet e elterit dje, gjatë një kremtimi në Paris, kryesuar nga prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve. Janë etërit Henri Planchat, Ladislas Radigue, Polycarpe Tuffier, Marcellin Rouchouze dhe Frézal Tardieu, viktima të urrejtjes kundër fesë gjatë persekutimeve kundër të krishterëve nga Komuna e Parisit, në vitin 1871

R.SH. / Vatikan

Gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore , kremtuar sot në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku kujtoi edhe të Lumtë, që u lartuan në nderimet e elterit dje, gjatë një kremtimi në Paris, kryesuar   nga prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve. Janë etërit Henri Planchat, Ladislas Radigue, Polycarpe Tuffier, Marcellin Rouchouze dhe Frézal Tardieu, viktima të urrejtjes kundër fesë gjatë persekutimeve kundër të krishterëve nga Komuna e Parisit,  në vitin 1871.

Këtë të shtunë, më 22 prill, një ditë pas lumnimit të Enrico Planchat,  meshtar i Kongregatës së Rregulltarëve të Shën Vincent de’ Paoli-t, të Ladislao Radigue dhe tre shokëve të tij, Polycarpe Tuffier, Marcellin Rouchouze, Frézal Tardieu, të Kongregacionit të Zemrave të Shenjta, Papa i kujtoi kështu në përfundim të Lutjes së Mbretëreshës Qiellore:

"Barinj të frymëzuar nga zelli apostolik, e dhanë së bashku dëshminë e fesë  deri në martirizim".

Semeraro: ata shkruan një kapitull të ri të 'Ungjillit të vuajtjes'

“Shembull" dhe "model". “Ashtu si Kireneu, edhe martirët tanë mbartën kryqin e Krishtit e si Krishti edhe u “kryqëzuan””, duke i jetuar “në vetën e parë” fjalët: “Krishtit iu desh t’i provonte këto vuajtje, për të hyrë në lavdinë e tij!”. Duke kremtuar, në Paris, në Bazilikën e Saint-Sulpice, përplot me besimtarë, lumnimin e Enrico Planchat, meshtar i Kongregatës së Rregulltarëve të Shën Vinçenc de Paolit, të Ladislao Radigue dhe tre shoqëruesve, Polycarpe Tuffier, Marcellin Rouchouze, Fréz Tardieu, të Kongregatës së Zemrave të Shenjta, martirë të Komunës,  mbytur nga urrejtja për fenë, më 1871 në kryeqytetin francez, Kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit për çështjet e Shenjtorëve i kujtoi kështu:

“Pesë burra të Zotit, që me dëshminë e tyre shkruan një kapitull të ri të ‘Ungjillit të vuajtjes’, të përshkruar nga Shën Gjon Pali II në letrën apostolike Salvifici dolores. Të kryqëzuar me Jezusin’, ata i jetuan  fjalët e Zotit: ‘Duhej që Krishti t’i vuante këto mundime, për të hyrë në lavdinë e Tij!”.

23 prill 2023, 20:53