Kërko

San Giuseppe falegname, Georges de La Tour San Giuseppe falegname, Georges de La Tour 

Urimet më të mira të Papës për baballarët: Shën Jozefi, model i atësisë

Në përfundim të Lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa i uroi të gjithë baballarët në festën e sotme të Shën Jozefit. Më pas përshëndeti pjesëmarrësit në Maratonën e Romës, që vrapuan edhe në rrugët pranë Vatikanit.

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të Lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa i uroi të gjithë baballarët në festën e sotme të Shën Jozefit. Më pas përshëndeti pjesëmarrësit në Maratonën e Romës, që vrapuan edhe në rrugët pranë Vatikanit.

Urimet më të mira të Françeskut për baballarët: Shën Jozefi është  model i atësisë

Papa Françesku e tha “Atynën” së bashku me të gjithë besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Iu lut kështu Atit qiellor për të gjithë Etërit  të cilëve, në këtë 19 mars festiv, u bëri urimet e tij më të mira. U kujtoi edhe se  Bashkëshorti i Virgjërës Mari është pikë referimi për ta dhe uroi “të gjejnë tek Shën Jozefi modelin, mbështetjen dhe ngushëllimin për ta jetuar sa më mirë atësinë e tyre”.

Më pas Ipeshkvi i Romës përshëndeti pjesëmarrësit në Maratonën e Kryeqytetit, duke i uruar “sepse - u tha - me nismën e Atlhetica Vaticana, ju e shndërroni vrapin në ngjarje të rëndësishme sportive, solidare në favor të më të varfërve”.

Sheshi i Shën Pjetrit u tund nga duartrokitjet gazmore kur Ati i Shenjtë, duke shikuar nga dritarja valëvitjen festive të flamujve të vendeve të ndryshme të botës, përshëndeti shtegtarët e largët e të afërt, duke nisur prej të ardhurve nga Kolumbia, Argjentina, Polonia, Spanja e duke përfunduar tek grupet e disa famullive italiane.

Fitimtarët e Maratonës

Vendin e parë të Vrapimit e zuri marokeni Taoufik Allam i cili e përfundoi maratonën e Romës për dy orë, 7 minuta e 43 sekonda, përpara kenianëve Wilfred Kigen dhe Rogers Keror. Italiani më i mirë ishte Neka Crippa, i cili zuri vendin e gjashtë. Nga grupi i grave, Kenyanja Betty Chepkwony arriti në cak pas dy orësh, 23 minutash dhe një sekonde.

Edicioni i 28-të i Maratonës së Romës nisi mëngjesin e sotëm, në orën 8.00, nga Via dei Fori Imperiali, me 30 mijë pjesëmarrës, mbi 14 mijë maratonistë, më shumë se gjysma, të huaj nga 118 vende.

19 mars 2023, 14:16