Kërko

Papa në Gemelli, shkon të takojë fëmijët e repartit të onkologjisë

Në videon e realizuar nga mediat e Vatikanit, Françesku duket mirë me shëndet, i buzëqeshur, ndërsa përshëndet fëmijët dhe familjarët e tyre

R.SH. - Vatikan

Pasditen e sotme, Papa Françesku shkoi për të vizituar fëmijët e shtruar në repartin e onkologjisë pediatrike të spitalit A. Gemelli, duke u dhënë atyre rruzare, vezë çokollate Pashkësh dhe kopjen e librit “Lindi Jezusi në Betlehem të Judesë…”. Gjatë vizitës, e cila zgjati rreth gjysmë ore, Papa i dha Sakramentin e Pagëzimit një foshnjeje me emrin Miguel Angel, vetëm disa javëshe. Më pas, u kthye në repartin e tij. Lajmin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

31 mars 2023, 17:24