Kërko

Salla e Shtypot e Selisë së Shenjtë Salla e Shtypot e Selisë së Shenjtë

Papa në Gemelli për vizitat e planifikuara

Lajmi iu komunikua gazetarëve nga Salla e Shtypit e Vatikanit

R.SH. - Vatikan

Sot pasdite Papa shkoi në Poliklinikën Gemelli, për t'iu nënshtruar “disa kontrolleve të planifikuara”. Njoftimin ua dha pak më parë gazetarëve, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

Kujtojmë se sot paradite  Papa  mbajti, si zakonisht të mërkurave, audiencën e tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit. Në qendër të katekizmit, figura e Shën Palit Apostull.

29 mars 2023, 17:23