Papa pret Kapitenët Regjentë të Republikës së San Marinos
R.SH. / Vatikan
Biseda me dyer të mbyllura e Papës Françesku me kapitenët regjentë të Republikës së San Marinos, Maria Luisa Berti dhe Manuel Ciavatta, të cilët Papa i priti sot në mëngjes, në një audiencë në Pallatin Apostolik, zgjati rreth 30 minuta. Regjentët e kapitenëve, më pas, u takuan edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin si dhe me nënsekretarin për marrëdhëniet me shtetet, kryeipeshkvin Mirosław Wachowski. Gjatë "bisedimeve të përzemërta" - njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, "u nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së San Marinos, u diskutuan tema me interes të përbashkët për shoqërinë vendase dhe, më pas, u fol për zhvillimet e konfliktit në Ukrainë, marrëdhëniet me Evropën, migrimet dhe u shpreh vullneti për të forcuar bashkëpunimin në fushën e diplomacisë shumëpalëshe”.
Shkëmbimi i dhuratave
Më pas, shkëmbimi simbolik i dhuratave. Papa Françesku ofroi dy panele qeramike të pikturuara me dorë me smalt dhe vëllimet e dokumenteve papnore: Mesazhin për Paqen 2023, Dokumentin mbi Vëllazërimin Njerëzor, nënshkruar në Abu Dhabi dhe librin mbi Statio Orbis të 27 marsit 2020, botim i Lev. Regjenti i kapedanëve iu përgjigj me një sërë mbulesash për altarin, qindisur nga murgeshat e klauzurës të Kuvendit të Shën Kjarës, në San Marino, së bashku me veprën e një artisti bashkëkohor me fytyrën e Jezusit, realizuar në argjend, mbi dru ulliri.