Kërko

Logo e Shtegtimit Apostolik në Hungari - 28 30 prill 2023 Logo e Shtegtimit Apostolik në Hungari - 28 30 prill 2023 

Papa Françesku në Hungari: botohen motoja e logoja

Salla vatikanase e Shtypit boton simbolet e vizitës së 41-të të Papës. “Krishti është e ardhmja jonë” është motoja, ndërsa në qendër të logos spikat Ura e Zinxhirëve e Budapestit, simbol i kryeqytetit dhe i mbarë vendit.

R. SH. - Vatikan

“Krishti, e ardhmja jonë” është motoja e shtegtimit apostolik të Papës Françesku në Hungari, ku do të jetë më 28 deri më 30 prill 2023. Shprehja kuptimplote mund të lexohet në anën e djathtë të logos së vizitës së 41-të ndërkombëtare të Papës. Motoja e logoja u botuan sot nga Salla vatikanase e Shtypit.

Në qendër të logos është Ura e Zinxhirit e Budapestit, ura më e vjetër hungareze, që lidh brigjet e Danubit. Simbol i kryeqytetit dhe i vendit, e ndërtuar fillimisht për të lidhur Budën me Pestin, të rikujton një nga mendimet e shumta, shprehur vazhdimisht nga Papa, atë të ndërtimit të urave jo vetëm ndërmjet ujërave, por edhe, e sidomos, ndërmjet njerëzve.

Mbi dy shtyllat e urës valëviten flamujtë e Selisë së Shenjtë (verdh e bardh) si dhe flamujtë kombëtarë hungarezë (kuq, bardh e verdh).

Logoja ka në qendër një rreth, simbol i Eukaristisë

 Logoja ka në qendër një rreth. Eshtë simbol i Eukaristisë, por edhe i botës së shëlbuar nga Krishti.

Në të majtën e rrethit, një kryq, që të kujton fjalimin e 12 shtatorit 2021, mbajtur nga Françeskut në Budapest. Në të pati uruar që Kryqi të bëhej urë ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes.

01 mars 2023, 11:21