Papa: emigrantët duhet të mirëpriten jo për atë që mund të japin, por për atë që janë
R. SH. – Vatikan
Sipas Papës sot duhet 'rimenduar dhe gjeneruar një botë të hapur' ashtu siç pohon enciklika Fratelli Tutti. Këtë kujtoi Ati i Shenjtë Françesku në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve të konferencës kushtuar formimit organizuar nga ""Cattedra dell’Accoglienza" “Katedrës së Mikrpitjes" të cilët i priti në g audiencë në Sallën e Konsistorit në pallatit apostolik. Papa Françesku foli për mikpritjen si një nga tiparet që duhet të karakterizojë këtë "botë të hapur" dhe e përgëzoi shoqatën ‘Fraterna Domus’ - e cila promovoi Katedrën e mikpritjes - që i përgjigjet ftesës së tij për t'u hapur ndaj të tjerëve, ndaj të gjithë njerëzve, pa dallim, si dhe për takimet e formimit që organizon "për të punuar më mirë, për të krijuar mikpritje", duke pasur para sysh fytyrat, historitë dhe problemet konkrete të personave.
Pritja falas e emigrantëve
Duke u ndalur te mikpritja, Papa foli edhe një herë për emigrantët e ripohoi se, siç shkruhet në enciklikën Fratelli Tutti, sa e gabuar është bindja e atyre nacionalizmave që janë të paaftë t’i ndihmojnë tjerët falas, që janë të mbyllur, me "bindjen e gabuar se kështu mund të zhvillohen pranë rrënojave të tjerëve, madje mendojnë se duke u mbyllur ndaj të tjerëve do të jenë më të mbrojtur”.
Në enciklikën e tij Fratelli Tutti Papa Françesku vëren se "emigranti shihet si një uzurpator që nuk ofron asgjë", për këtë arsye "ne mendojmë në mënyrë naive se të varfërit janë të rrezikshëm ose të padobishëm dhe se të fuqishmit janë dashamirës bujarë", e kujton se "vetëm një kulturë sociale dhe një politikë që përfshin mikpritjen e tjetrit falas do të ketë një të ardhme”. Për Papën, "ajo që ofrojmë falas është madje thelbësor për gjenerimin e vëllazërisë dhe të miqësisë shoqërore".
Pritja e përzemërt, mikpritja, pra, duhet ofruar falas. Ne shpesh flasim për kontributin që emigrantët japin ose mund të japin për shoqëritë që i mirëpresin. Kjo është e vërtetë dhe është e rëndësishme. Por kriteri themelor nuk qëndron në dobinë e personit, por në vlerën që ai përfaqëson në vetvete. Tjetri meriton të mirëpritet jo aq për atë që ka, apo për atë që mund të japë, por për atë që është.
Të hapur ndaj dashurisë dhe të pakushtëzuar ndaj të tjerëve
Premisa, për Papën Françesku, është një "hapje progresive e dashurisë" që trajtohet në mënyrë të veçantë në kapitullin e tretë të enciklikës Fratelli Tutti, ajo "përpjekje që shkon drejt bashkimit universal", ajo "aftësi e madhe për t’i mirëpritur të tjerët, në një aventurë të pafundme që i bashkon të gjitha periferitë dhe shkon drejt ndjenjës së plotë të përkatësisë reciproke” të familjes njerëzore, e kjo ka si pasojë të natyrshme pranimin e të tjerëve. Duke folur për dashurinë që duhet të kemi ndaj të gjithëve, Papa saktësoi se "pik referimi në këtë fushë është Enciklika e parë e Benediktit XVI ‘Deus caritas est’".
Mikpritja është shprehje e dashurisë, e atij dinamizmi të çiltërsisë që na shtyn t'i kushtojmë vëmendje tjetrit, që na nxit të kërkojmë më të mirën për jetën e tij, pra, në thelbin e saj, mikpritja është bamirësi e dashurisë së dikuar nga Zoti.
Në atë masë që qëndrimi i mikpritjes përshkohet nga përzemërsia, një shoqëri bëhet e aftë të integrojë të gjithë anëtarët e saj, madje edhe ata që për arsye të ndryshme janë "të huaj" ose "të mërguar të padukshëm", pasi ndonjëherë, për shembull, mërgimtarët mund të jenë edhe njerëz me aftësi të kufizuara, ose të moshuar.
Së fundi, Papa Françesku inkurajoi 'Katedrën e Mikpritjes' që të vazhdojë rrugën e formimit të ndërmarrë, "në mënyrë që të jetë në gjendje të përjetojë e përforcojë sa më mirë mikpritjen dhe të promovojë kulturën e mikpritjes" në shoqëri.