Papa kardinajve: kam gjithmonë nevojë për këshillën tuaj
R.SH. / Vatikan
Një Meshë kremtuar herët në mëngjes në kapelën e shtëpisë së Shën Martës, në Vatikan, së bashku me të gjithë kardinajtë e pranishëm në Romë. Kështu e kujtoi Papa Françesku sot dhjetëvjetorin e zgjedhjes së tij si pasardhës i Pjetrit, që u bë më 13 mars 2013.
"Ju kardinajtë nuk dilni kurrë në pension, edhe në moshën 80-vjeçare këshillat tuaja janë gjithmonë të mira". Papa Françesku ua tha sot këtë kardinajve që banojnë në Romë gjatë Meshës së kremtuar sot në mëngjes në orën 8.00, me nismën e Kardinalit Dekan Giovanni Battista Re, duke bashkë kremtuar Ekuaristinë me ta në kapelën e Shtëpisë së Shën Martës, në Vatikan, në me rastin e dhjetëvjetorit të papnisë.
"Jini përherë të nxitur e të frymëzuar nga tre ndjenja: dhembshuria, mëshira dhe butësia - u tha Papa kardinajve -. Unë gjithmonë kam nevojë për ju dhe këshillat tuaja".
E me rastin e 10 viteve të papnisë së tij, Ati i Shenjtë Bergoglio u dhuroi kardinajve të pranishëm në Meshën e sotme në Shën Martë veprën 'L'Atlante di Francesco. Vaticano e politica internazionale' 'Atlasi i Françeskut. Vatikani dhe politika ndërkombëtare'. Kjo vepër do të prezantohet pasditen e sotme në selinë e revistës së jezuiteve 'Civiltà Cattolica', në Romë, ku përveç autorit, do të marrin pjesë edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin.