Kërko

2023.03.22 Benedizione campana Bambini non nati, Zambia 2023.03.22 Benedizione campana Bambini non nati, Zambia

Papa bekon kambanën "Zëri i të palindurve", çdo jetë është e shenjtë dhe e pacenueshme

Papa Françesku bekoi sot në Vatikan, përpara audiencës së përgjithshme, kambanën "Zëri i të palindurve" dhe pohoi "çdo jetë është e shenjtë dhe e pacenueshme".

R.SH. / Vatikan

Para se të fillonte audienca e përgjithshme, Papa Françesku bekoi sot kambanën "Zëri i të palindurve" dhuruar Zambias, nga Fondacioni "Po jetës". Kjo kambanë do të dërgohet në Katedralen e Krishtit Fëmijë, në Lusaka e, prej andej, do të niset për në shumë qytete të tjera të vendit afrikan.

Kryeipeshkvi i Lusakës, imzot Alick Banda, dhe nënkryetari i Fondacionit Bogdan Romaniuk, morën pjesë në bekimin e kambanës, në Vatikan, në "Fungo", hyrje e pasme e Sallës Pali VI. Kambanat e "zërit të të palindurve" kumbojnë tashmë në Poloni, Ukrainë dhe Ekuador. Vende të tjera janë gjithashtu të interesuara për nismën.

Duke përshëndetur polakët gjatë audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi pikërisht këtë nismë:

“Këtë të shtunë do të kremtojmë solemnitetin e Lajmërimit të Zotit. Në atdheun tuaj është edhe Dita e Shenjtërisë së Jetës. Si simbol i domosdoshmërisë të mbrojtjes së jetës të njeriut nga zënja deri në vdekjen e natyrshme, Fondacioni "Po, jetës!" po dërgon në Zambia kambanën ‘Zëri i të palindurve’, të cilën e bekova sot në mëngjes. Tingulli i saj mbart mesazhin se çdo jetë është e shenjtë, e çdo jetë është e paprekshme. Ju bekoj me gjithë zemër”.

22 mars 2023, 14:55