Kërko

Il Papa benedice due donne  (Vatican Media), 2022.04.06 Udienza Generale Il Papa benedice due donne (Vatican Media), 2022.04.06 Udienza Generale

Papa: tweet, jeta e ndritshme është ajo me vepra të mira

Në një tweet të botuar nga faqja internetit @Pontifex, Papa citon një pjesë të marrë nga Mesazhi i tij për Kreshmët 2022 e kujton se nuk duhet të lodhemi kurrë duke bërë mirë!

R.SH. – Vatikan

"Ashtu si një pemëqë njihet nga fryti i saj, ashtu edhe jeta jonë plot vepra të mira është e ndritshme dhe sjell aromën e Krishtit në botë". Tweet-i i sotëm i Françeskut botuar në faqen e internetit @Pontifex është një mozaik me tre citime nga Besëlidhja e Re - dy nga Ungjilli i Mateut dhe një nga letra e dytë e Palit drejtuar Korintasve - që Papa i përdori dhe vendosi në fillim të Mesazhit të tij për Kreshmën e vitit 2022.

Me durimin e bujkut

Një mesazh ai i Papës që na fton të mos lodhemi duke mbjellë të mirën në një kohë - në kreshmë - që Kisha ia ka kushtuar gjithmonë kthimit dhe rilindjes shpirtërore në udhën drejt Pashkëve. Një kohë kjo e Kreshmëve, shkruan Papa Françesku, për t’i kërkuara Zotit edhe qëndrueshmërinë durimtare të bujkut, për të mos pushuar së bëri mirë, hap pas hapi. “Kush rrëzohet, t’ia shtrijë dorën Atit, që të ngre përsëri në këmbë. Kush e ka humbur rrugën, i tërhequr nga joshjet e djallit,  të mos vonohet, por të rikthehet ngutshëm te Zoti, që fal gjithçka, gjithmonë. Në këtë kohë kthese, “duke u mbështetur në hirin e Zotit dhe në bashkimin me Kishën, të mos lodhemi kurrë duke mbjellë të mirën” në botë.

Ngushëllimi Zotit

Krezhmët, pra, janë një kohë e kërkimit të faljes dhe kohë e "ngushëllimit të Zotit" që përshkohet duke përdorur mjetet e lutjes, agjërimit dhe bamirësisë. Me vetëdijen se në dheun e shpirtit “agjërimi e përgatit terrenin, lutja e vadit, dashuria e krishterë e bën pjellor”. Feja na siguron se po të mos heqim dorë, në kohën e duhur do të mbjellim e, me dhuratën e këmbënguljes, do të kemi të mirat e premtuara për shpëtimin tonë dhe të të tjerëve”.

 

14 mars 2023, 16:29