Françesku të rinjve në Flame: dëshmoni me guxim se Ungjilli ju bën të lirë
R. SH. – Vatikani
Papa u ka shprehur urimet më të mira dhe afërsinë shpirtërore të rinjve që morën pjesë në Flame 2023, kongresi më i madh të të rinjve katolik në Mbretërinë e Bashkuar, sot më 4 mars, në Wembley Arena, në Londër, në kuadrin e Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë 2023 në Lisbonë.
Kini guximin të jeni ndryshe, tua tregoni të tjerëve ëndrrat që kjo botë nuk i ofron, të dëshmoni bukurinë e bujarisë, të shërbimit, dëlirësinë, guximit, faljes, të besnikërisë në thirrjen tuaj personale, në lutje, në luftën për drejtësi dhe për të mirën e përbashkët, në dashurinë për të varfrit dhe në miqësinë shoqërore”
Kjo është ftesa që Papa Françesku u drejtoi të rinjve të mbledhur sot në stadiumin Wembley të Londrës për tubimin rinor “Flame”, organizuar nga Konferenca e Ipeshkvijve të Anglisë dhe Uellsit 150 ditë nga Dita Botërore e Rinisë që do të mbahet në Lisbonë.
Në një telegramin, dërguar meshtarit dom Dominic Howarth, president i grupit organizues të ngjarjes dhe nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, Papa Françesku siguron lutjet e tij e kërkon që Zoti të bekojë "kohën e kaluar së bashku, në mënyrë që përmes adhurimit të të Shenjtueshmit Sakrament të Eukaristisë, përmes muzikës , dëshmive dhe bashkëndarjes së miqësisë me Krishtin dhe me njëri-tjetrin, të gjithë të pranishmit të përforcohen në fe e në dashuri dhe të dëshmojnë me guxim mesazhin e Ungjillit që na bën vërtet të lirë”.
Papa shpreson që të rinjtë, " ashtu sikur bëri Maria, Nëna e Jezusit, t'i përgjigjen me me nxitim thirrjes së Zotit për ta ndjekur pas". Titulli i edicionit të vitit 2023 në “Flame”, "Ngrihu!", i referohet temës së zgjedhur nga Papa pikërisht për Ditën e 37- të Botërore të Rinisë 2023 që do të mbahet në Lisbonë: ”Maria u ngrit dhe shkoi shpejt", shkëputur nga Ungjilli i Lukës. Pra së gjurmët e Marisë, për të takuar Jezusin dhe për të ecur drejt njeriut që takojmë në jetën e përditshme.