Kërko

L'elezione di Papa Francesco 13 marzo 2013 L'elezione di Papa Francesco 13 marzo 2013

Dhjetë vjet papni, 2013: Papa Françesku dhe Kisha e varfër

Viti i parë i papnisë është i pasur me fjalë e gjeste kyçe: paqja, afërsia, varfëria, periferitë. Jo mure, por ura: ky mesazhi i pajtimit dhe i dialogut, që e udhëheq Françeskun në vitin e dytë të papnisë. Pastaj kujdesi për shtëpinë e përbashkët dhe mbrojtja e më të ligshtëve, të cilëve u duhet garantuar “çatia, puna e toka”. Ftesa të jetojmë së bashku si një familje e vetme: nga Abu Dabi, Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, Al-Tayeb, i japin botës një mesazh, që duhet përhapur e promovuar

R.SH. - Vatikan

Dhjetë vjet papni, 2013: Papa Françesku dhe Kisha e varfër

Viti i parë i papnisë është i pasur me fjalë e gjeste kyçe: paqja, afërsia, varfëria, periferitë. Kemi vendimin e Françeskut për të shkuar në ishullin italian të Lampeduzës, pjesëmarrjen e parë në një Ditë Botërore të Rinisë, atë në Brazil; gjejmë edhe dashurinë e thellë e shkëmbimin me Papën e nderit, fill që e përshkoi papninë që në fillesën e saj. #TENYEARSPOPEFRANCISVIDEO

https://youtu.be/_K9BmKMhlmc

Dhjetë vjet papni, 2014: Papa Françesku dhe paqja

Jo mure, por ura: ky është mesazhi i pajtimit dhe i dialogut, që e udhëheq Françeskun edhe në vitin e dytë të papnisë, vit i shtegtimit në Tokën Shenjte, në gjurmët e paraardhësve, vit i hyrjes në një xhami në Turqi. Por edhe viti i thirrjes drejtuar krerëve të Evropës që dinjiteti i njeriut të jetë më lart se fitimi. #TENYEARSPOPEFRANCISVIDEO

https://youtu.be/mJk64GDpzZI

Dhjetë vjet papni, 2015: Papa Françesku dhe “Laudato si’”

Kujdesi për “shtëpinë e përbashkët dhe mbrojtja e më të ligshtëve, të cilëve u duhet garantuar “çatia, puna e toka”. Françesku përjeton një vit të pasur me ngjarje, që lënë shenjë: nga nënshkrimi i Enciklikës “Laudato si’” në udhëtimin e tij në Kubë, nga lutja e mallëngjyer në Ground Zero në fjalën e mbajtur në OKB. #TENYEARSPOPEFRANCISVIDEO

https://youtu.be/vnlsoS0WbQ0

Dhjetë vjet papni, 2016: Papa Françesku dhe Jubileu i Mëshirës

Hapet Porta Shenjte e Shën Pjetrit dhe shpaloset para botës kuptimi i frazës “ç’i pëlqen më tepër Zotit” është “falja e bijve të Tij”. Viti Shenjt, për Françeskun, është një përqafim i gjatë, duke filluar nga ai historik me Patrikun ortodoks të Moskës e të gjithë Rusive, Kirill. #TENYEARSPOPEFRANCISVIDEO

https://youtu.be/KA3TjAOLBM0

Dhjetë vjet papni, 2017: Papa Françesku dhe të varfrit

“Pasaporta për Parajsë”: këta janë të varfrit për Françeskun. Në këtë vit, lind Dita e parë Botërore kushtuar atyre. Më 2017, Papa shkon në Egjipt, ku nis një udhë vëllazërimi, që vazhdon të sjellë fryte, si edhe arrin deri në Mianmarin e largët për të ndarë dhimbjen dhe lotët me popullin Rohingya. #TENYEARSPOPEFRANCISVIDEO

https://youtu.be/QvL59Jgdhoc

Dhjetë vjet papni, 2018: Papa Françesku dhe shpresa e të rinjve

Një Sinod për të folur për ta e me ta: 2018-a sjell në Vatikan zërin e brezave të rinj, buzëqeshjen, shpresat dhe pyetjet e tyre. Një erë e re fryn në Kishë dhe Papa e çon drejt një Marrëveshjeje historike me Kinën. #TENYEARSPOPEFRANCISVIDEO

https://youtu.be/NLU7w3UPXaU

Dhjetë vjet papni, 2019: Papa Françesku dhe Vëllazërimi njerëzor

Të jetojmë së bashku si një familje e vetme: nga Abu Dabi, Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, Al-Tayeb, i japin botës një mesazh, që duhet përhapur e promovuar. Është viti, gjatë të cilit Papa i jep jetë edhe Sinodit kushtuar emergjencave në rajonin pan-amazonik dhe konsolidon procesin e spastrimit e të risimit në Kishë lidhur me temën e mbrojtjes së të miturve të abuzuar. #TENYEARSPOPEFRANCISVIDEO

https://youtu.be/VvbkxJawJD0

Dhjetë vjet papni, 2020: Papa Françesku dhe Barka e Shën Pjetrit

Pandemia e Covid-19: botës, që përballon me dhimbje e sakrifica një çast historik dramatik, Papa i qëndron afër vazhdimisht me lutje. Pamje, gjeste e fjalë të paharrueshme karakterizojnë këtë vit, në sigurinë se “Zoti nuk na lë në mëshirën e stuhisë”. #TENYEARSPOPEFRANCISVIDEO

https://youtu.be/PuPCiJA237k

Dhjetë vjet papni, 2021: Papa Françesku dhe “shpresa është më e fortë”

Nga Iraku në ishullin Lesbos: Françesku bëhet shtegtar i paqes në Mesdhe, ku njerëzimi rrezikon “fundosjen e qytetërimit”. Papa vazhdon ta shoqërojë botën drejt daljes së ngadalshme nga pandemia, duke u lutur e duke iu besuar Zojës, por edhe duke bërë thirrje për shpërndarjen e drejtë të vaksinave. #TENYEARSPOPEFRANCISVIDEO

https://youtu.be/tgv0yDWIrp8

Dhjetë vjet papni, 2022-2023: Papa Françesku dhe lufta e tretë botërore

Ukraina “e martirizuar” është vetëm guri i fundit i mozaikut të një bote, groposur në humnerën e luftës, e cila shkatërron gjithçka dhe e detyron Papën deri të derdhë lot. Thirrjet e Françeskut, që i flasin ndërgjegjes së secilit, gjatë këtij viti e gjysmë, janë të vazhdueshme, ashtu si edhe hapat e bëra në emër të së vërtetës, të pajtimit e të dialogut, përmes udhëtimeve në Kanada, Kazakistan, Bahrein e pastaj, në Afrikë. Një vit, që përfundon me kthimin e Benediktit XVI në Shtëpinë e Atit Qiellor. #TENYEARSPOPEFRANCISVIDEO

https://youtu.be/JQrVQWvKeds

 

 

13 mars 2023, 08:54