Kërko

Nashville Nashville

Dhimbja e Papës për masakrën e Nashville: “Akt dhune pa kuptim”

Në një telegram drejtuar ipeshkvit të qytetit amerikan, skenë e një masakre të tmerrshme, Françesku shpreh ngushëllimet për të gjithë dhe lutet që “nga kjo e keqe e papërshkrueshme të dalë e mira”

R.SH. – Vatikan

         Ngushëllimet dhe lutjet e Papës Françesku për viktimat e nasakrës në shkollën Covenant në Nashville, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar ipeshkvit të qytetit, imzot Joseph Mark Spalding. Ati i Shenjtë e quan tragjedinë "akt të pakuptimtë dhune" dhe bashkohet me "gjithë bashkësinë në zi për fëmijët dhe të rriturit, që humbën jetën, duke ia besuar ata përqafimit plot dashuri të Krishtit Zot".

E keqe e papërshkrueshme

Më pas, Françesku "kërkon ngushëllimin dhe forcën e Shpirtit Shenjt për familjet në zi dhe lutet që të përforcohen në fe, duke besuar në pushtetin e Zotit të Ringjallur për të shëruar çdo plagë dhe për të nxjerrë të mirën edhe nga e një e keqe e papërshkrueshme".

Të shtënat në Nashville

Gjithsej gjashtë, viktimat e të shtënave në shkollën e krishterë, më 27 mars, tre fëmijë dhe tre të rritur. Atentatorja 28 vjeçare, që u vra nga policia, ka qenë nxënëse e shkollës. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar arsyen e të shtënave, që u morën jetën 6 vetëve, por shefi i policisë ka deklaruar se, sipas hetuesve, e reja ushqente "një farë pakënaqësie, pasi e kishin detyruar ta ndiqte atë shkollë" kur ishte fëmijë. Natyrisht, arsye e pamjaftueshme për të vrarë njerëz.

29 mars 2023, 15:48