Papa: shpallja e Ungjillit niset nga fakti se e morëm falas
R.SH. - Vatikan
"Shpallja e Ungjillit nuk fillon nga ne, por nga bukuria e asaj që kemi marrë falas, pa meritë: takimi me Jezusin, njohja e tij, zbulimi se jemi të dashur dhe të shëlbuar. Është një dhuratë kaq e madhe sa nuk mundemi ta mbajmë për vete dhe e ndjejmë nevojën ta përhapim”. Kështu shkruan Papa Françesku në Twitter, sot 15 shkurt 2023.
Shpallja e Ungjillit vjen nga takimi me Jezusin
Shpallja e Ungjillit nuk mund të jetë tjetër veçse pasoja e gëzimit që kemi takuar Krishtin dhe se e kemi gjetur në Të shkëmbin mbi të cilin e ndërtojmë ekzistencën tonë. Në katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur në sallën Pali VI në Vatikan, kushtuar pasionit për ungjillëzimin dhe zellit apostolik të besimtarit, Papa Françesku kujtoi "fjalimin misionar" të Jezusit para dishepujve, si n kujojnë Ungjijtë.
Ungjilli i Mateut, të cilin Papa e quan"kushtetuta" e shpalljes. Mateu ( Mt 10,1), tha Papa, na kujton se Jezusi "i thërret dishepujt, që të rrinë me Të e edhe që të shkojnë e të predikojnë". Në këtë thirrje - shpjegoi Bergoglio - nuk ka asnjë kontradiktë, sepse "për Jezusin, nuk mund të shkosh - pa qëndruar, as nuk mund të qëndrosh - pa shkuar". E kjo, sepse kumtimi “vjen prej takimit me Zotin; çdo veprimtari e krishterë, veçanërisht misioni, fillon pikërishtprej aty”. Prandaj, "vetëm kush rri me Jezusin, mund ta kumtojë Ungjillin e Tij". Por - kujtoi akoma Papa - “nuk ka as ndeje, pa shkuar”: E kjo, sepse kumtimi “vjen prej takimit me Zotin”.