Turqi, Papa viktimave të tërmetit: jam pranë jush, lutem për ju
R.SH. - Vatikan
Një mendim të ri, shprehur në një shënim të shkurtër, që përmban fjalinë e të plotë të Papës, për tragjedinë e tërmetit që ka goditur Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. “Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për popullin fisnik turk në këtë moment kaq të dhimbshëm. Të dashur vëllezër dhe motra, jam pranë jush dhe lutem. Me dashuri vëllazërore, Franciscus”, thuhet në shënimin e shkruar me dorë nga Papa Françesku sot paradite, gjatë audiencës me ambasadorin e ri turk pranë Selisë së Shenjtë Ufuk Ulutaş, të cilin e priti, paradite në Vatikan, me rastin e dorëzimit të Letrave kredenciale
Papa e shkroi notën në prani të ambasadorit të ri turk
Vetëm në Turqi, katastrofa e tërmetit ka shkaktuar më shumë se 36.000 viktima, megjithëse vazhdojnë të vijnë lajme nga rrënojat që duken të mrekullueshme, si ai i nënës me fëmijët e saj të nxjerrë të gjallë sot pasi kishin mbetur të varrosur për 228 orë nën rrënojat e një nga ndërtesat e shumta tç shembura në Antioki. Apo fati i ngjashëm i një gruaje 74-vjeçare që doli sërish nga shkatërrimi i tmerrshëm i Kahramanmaras, një prej vendeve më të rrënuara nga tërmeti. Numri total i të vdekurve të shkaktuar nga tërmeti tani ka arritur në 41.000 dhe përpjekjet e ndihmës nuk pushojnë ende së kërkuari të mbijetuarve të tjerë të mundshëm.