Kërko

Pope Francis Pope Francis

Papa: secili prej nesh ka nevojë për tjetrin

Papa: secili prej nesh ka nevojë për tjetrin, madje edhe dobësia, nëse e jetojmë së bashku, mund të shndërrohet e bëhet forcë që përmirëson botën.

R.SH. - Vatikan

“Secili prej nesh ka nevojë për tjetrin, madje edhe dobësia, nëse e jetojmë së bashku, mund të shndërrohet e bëhet forcë që përmirëson botën”. Kështu pohon Papa në një tweet, sot më 14 shkurt 2022, në faqen @Pontifex.

Dashuria është rruga për ta njohur  Zotin

“Të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke u nxitur për dashuri dhe për vepra të mira” (Heb 10,24), është mesazhi që na vjen nga Letra drejtuar Hebrenjve.  Jezusi i përmblodhi urdhërimet e tij në një të vetëm: “Duajeni njëri-tjetrin sikurse unë ju kam dashur juve” (Gjoni 15,12). Të duash siç do Krishti do të thotë të vihesh në shërbim të vëllezërve, veçanërisht të atyre që kanë më shumë nevojë, me atë që jemi dhe me atë që kemi.

Duhet ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria vjen prej Zotit e ne jemi bijtë e Tij të lindur për hir të dashurisë, që Hyji ka për ne. “Kush do, e njeh Zotin; kush nuk dashuron, nuk e njeh Hyjin, sepse Zoti është dashuri. Por jo dashuri telenovelash. Jo, jo! Dashuri e qëndrueshme, e fortë; dashuri e amshuar, dashuri konkrete; dashuri me vepra e jo me fjalë”, pati pohuar Papa Françesku gjatë Meshës së kremtuar më 8 janar 2015.

14 shkurt 2023, 14:12