Kërko

Me rruzare në dorë Me rruzare në dorë 

Papa lutet për ipeshkvin Alvarez, dënuar në Nikaragua

Françesku, në përshëndetjet e tij pas lutjes së Engjëllit, shprehu dhimbjen e thellë për lajmin, ardhur nga vendi i Amerikës Qendrore, ku ipeshkvi i Matagalpa-s, imzot Rolando Álvarez, u dënua me 26 vjet burgim.

R. SH. - Vatikan

Vështrimi i Papës sot shkoi shumë përtej Sheshit të Shën Pjetrit, drejt Nikaraguas, prej nga arrijnë lajme, që e hidhërojnë jo pak – siç e shpjegoi  pas Engjëllit të Tënzot - duke kujtuar me dhimbje të thellë ngjarjen e orëve të fundit në Vendin e amerikano latin, prej nga u dëbuan 222 vetë, ndërsa një ipeshkëv u dënua me 26 vjet burgim dhe duke u kërkuar besimtarëve të pranishëm në Shesh t'i luten Zojës:

“Nuk mund të mos kujtoj këtu me shqetësim të thellë ipeshkvin e Matagalpës, Imzot Rolando Alvarez, të cilin e dua shumë, dënuar me 26 vjet burgim, si dhe njerëzit që u internuan në Shtetet e Bashkuara. Lutem për ta dhe për të gjithë të tjerët, që vuajnë në atë vend të dashur. E ju kërkoj edhe ju të luteni! T’i kërkojmë Zotit që, nëpërmjet ndërmjetësimit të Zojës së Papërlyer, t’i prekë zemrat e liderëve politikë dhe të gjithë qytetarëve, duke i nxitur në kërkimin e sinqertë të paqes që lind nga e vërteta, drejtësia, liria dhe dashuria dhe arrihet përmes ushtrimit të durueshëm të dialogu. Le t'i lutemi së bashku Zojës!”.

Pas këtyre fjalëve ngarkuar me pikëllim, por edhe me shpresë në Zotin, Sheshi u tund nga lutja e mijëra zërave!

Në vendimin gjyqësor, lexuar nga një gjyqtar i Gjykatës së Apelit, imzot imzot Álvarez, 56 vjeç, quhet "tradhtar i atdheut" dhe dënohet të rrijë  në burg deri në vitin 2049, me akuzën: "komplot për të minuar  tërësinë kombëtare dhe për përhapjen e lajmeve të rreme përmes teknologjive të informacionit e të komunikimit, në dëm të shtetit dhe të shoqërisë Nikaraguense”.

12 shkurt 2023, 14:22