Kërko

Papa Universiteteve Papnore të Romës: angazhohuni në mënyrë "korale!"

Paraditen e sotme Papa Françesku priti në audiencë Rektorët, profesorët, studentët dhe punonjësit e 22 Universiteteve Papnore dhe Institucioneve Romake që i përkasin Konferencës së Rektorëve, të shoqëruar nga Presidenti Luis Navarro, Rektor i Universitetit Papnor të Kryqit të Shenjtë.

R.SH. / Vatikan

Angazhohuni në mënyrë "korale"! Kështu u tha Papa Françesku sot paradite, gjatë audiencës mbajtur në sallën Pali VI në Vatikan, mijëra studentëve, profesorëve, punonjësve dhe rektorëve të Universiteteve Papnore të Romës dhe të Institucioneve që i përkasin Universitetit Papnor të Romës.

Realiteti i institucioneve akademike papnore romake është "një trashëgimi shumë e pasur, e cila mund të promovojë një jetë të re. Një “sistem shumëformësh i studimeve kishtare”, e përcaktoi Ati i Shenjtë, i cili prej shekujsh e ka shoqëruar Kishën në misionin e saj ungjillëzues, duke u përpjekur për të nuhatur, dalluar e kuptuar shenjat e kohërave dhe traditat e ndryshme kulturore.

Përputhshmëria dhe bashkëtingëllimi

Shqetësimi kryesor i Papës ishte ripohimi - në këto akademi të studimeve të larta – i rëndësisë që ka marrëveshja, përputhshmëria dhe bashkëtingëllimi "ndërmjet zërave dhe instrumenteve të ndryshëm", në përkim edhe me fjalët e Papës Shën Gjon Palit II. John Henry Newman për mjedisin universitar pati thënë se është: një vend "ku njohuritë dhe perspektivat shprehen në harmoni, duke përplotësuar, korrigjuar dhe balancuar njëra-tjetrën", tha Papa.

Kultivoni inteligjencën e duarve

Një harmoni që mund të arrihet duke mësuar të kultivohet, p.sh., "inteligjenca e duarve", më e ndjeshmja, nga e cila nis mendimi dhe dija, derisa piqen reciprokisht. Nuk rastësisht, me duar - reflekton Papa Françesku - "kap" dhe - duke luajtur me koncepte të ngjashme që i jepen gjuhës italiane dhe gjuhëve të tjera neolatine - stimulon mendjen të "kuptojë", "të mësojë", madje për ta lënë veten "të befasojë".

Për ta bërë këtë, megjithatë, ne kemi nevojë për duar që nuk janë as dorërrudhur - "të mbyllura" - as "që çojnë damë kohën, shëndetin dhe talentet" – që "falin" - apo edhe që refuzojnë "të japin paqe, të përshëndesin dhe të shtrëngojnë duart e të tjerëve". Të gjitha këto janë qëndrime larg mundësisë për të mësuar dhe për t'u mahnitur, veçanërisht nëse të njëjtat duar "jua drejtojnë gishtin pamëshirshëm" atyre që gabojnë apo edhe "nuk dinë të bashkohen" për të përgatitur momente lutjeje.

Harmonia në veten tonë

“Duart”, për më tepër, të cilat duhet t’i imitojnë ato të Krishtit, bëhen “eukaristike”, shtoi Papa Françesku, sepse në këtë mënyrë do të mund të krijojnë “harmoninë brenda nesh”, duke u bashkuar me dy “inteligjencat e tjera që rrahin në shpirtin njerëzor”, ajo e mendjes dhe e zemrës.

Kjo harmoni duhet kërkuar edhe brenda komuniteteve individuale dhe ndërmjet institucioneve të ndryshme që përbëjnë "Universitet Papnore Romake", të cilët Ati i Shenjtë Françesku i ftoi "të jenë të hapura ndaj zhvillimeve të guximshme dhe, nëse është e nevojshme, edhe të padëgjuara, të paprecedentë". Kjo, natyrshëm, duke u nisur nga pasuria e një tradite shekullore dhe duke gjetur gjithmonë një mënyrë për të “favorizuar transmetimin e gëzimit ungjillor” në studim, në mësimdhënie dhe në kërkime shkencore, duke kapërcyer vetëreferencën apo frymën e ruajtjes.

Asnjëherë solistë pa kor

Ftesa e fundit e Papës, duke marrë imazhin e korit, ishte që "të mos bëhesh kurrë solist pa kor", por të mendosh dhe të jetosh universitetin dhe hulumtimin me "një përplotësim konstruktiv", duke qëndruar "të bindur ndaj veprimit të gjallë me Shpirti”, sepse në fund të fundit “shpresa është një realitet koral”.

25 shkurt 2023, 18:56