Kërko

Papa priti në audiencë presidentin e Paraguajt Papa priti në audiencë presidentin e Paraguajt

Pandemia dhe klima në audiencën e Françeskut me presidentin e Paraguajt

Papa priti kreun e shtetit të vendit latinoamerikan, Mario Abdo Benitez, i cili më pas u takua me kardinalin Parolin dhe me imzot Gallagher. Në qendër të bisedimeve, sfidat e shoqërisë paraguajane, ndryshimet klimatike, pasojat e krizës globale shëndetësore dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit

R.SH. – Vatikan

         Papa priti sot, në Pallatin Apostolik, presidentin e Republikës së Paraguajit Mario Abdo Benítez, i cili më pas takoi Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, së bashku me kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Lufta kundër varfërisë dhe pabarazive në Paraguaj

Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit, shkruhet në një notë të Sallës së Shtypit të Vatikanit, "u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe vullneti për t'i forcuar më tej ato”. Pasi u vu në dukje bashkëpunimi me Kishën vendase, palët “u ndalën – vijon nota - në sfidat e shoqërisë paraguajane, me vëmendje të veçantë për luftën kundër varfërisë dhe kapërcimin e pabarazive". Ndër temat e tjera: pasojat e ndryshimeve klimatike, pandemia dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Rajonit.

20 janar 2023, 14:50