Kërko

Papa në Bazilikën e Shën Maris s Madhe ia beson Zojës  Salus Populi Romani, vizitën apostolike në Kongo dhe në Sudanin e Jugut. Papa në Bazilikën e Shën Maris s Madhe ia beson Zojës Salus Populi Romani, vizitën apostolike në Kongo dhe në Sudanin e Jugut.  

Papa në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe lutet për shtegtimin në Afrikë

Sipas zakonit, Papa ishte në Bazilikën mariane, për t’ia besuar Zojës, përpara ikonës Salus Populi Romani, vizitën apostolike në Kongo dhe në Sudanin e Jugut.

R. SH. - Vatikan

Rit intim, i cili përsëritet sa herë që Papa përgatitet t’i zgjerojë për disa ditë hapësirat e veprimit apostolik, kjo lutje e heshtur para dhe pas shtegtimeve dhe turmave. U përsërit sërish sot pasdite, kur Françesku u ndalua për të 102-tën herë përpara ikonës së Zojës Salus Populi Romani, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, "për t'u lutur dhe për t'ia besuar Asaj shtegtimin e ardhshëm në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Sudanin e Jugut”, e për t’u kthyer më pas përsëri në Vatikan - siç njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Dy etapat

Shtegtim baritor dhe ekumenik, veçanërisht etapa jugsudaneze, e cila do të fillojë nesër në mëngjes në orën 8.10, kur  avioni papnor do të niset nga aeroporti Fiumicino, për t'u ulur, pas rreth shtatë orësh fluturimi, në aeroportin ndërkombëtar të Kinshasës, kryeqytet i Republikës Demokratike të Kongos. Më pas, më 3 shkurt, në orën 10.40, Françesku me shoqëruesit dhe gazetarët e akredituar në bordin e fluturimit, do të nisen drejt pjesës së dytë të shtegtimit, cakut të shumëpritur, Sudanit të Jugut, për të shkelur në tokën sudaneze rreth orës 15:00 sipas orës lokale. (14:00 sipas orës evropiane).

Dy vende që vuajnë

“Republika Demokratike e Kongos vuan, veçanërisht në lindje të vendit, nga ndeshjet e armatosura dhe nga shfrytëzimi” - kujtoi Papa dje, në  Engjëllin e Tënzot, duke kërkuar lutje për udhëtimin e tij. As "Sudani i Jugut, i rrënuar nga vitet e luftës, nuk mund të presë - shtoi - që të marrë fund dhuna e vazhdueshme, e cila e detyron një mori njerëzish të zhvendosen dhe të jetojnë në kushte të rënda".

Për të dy vendet, vizita e Françeskut mbart me vete shpresën për një pajtimi të ri!

30 janar 2023, 17:15