Kërko

Kisha e atentatit në RD të Kongos Kisha e atentatit në RD të Kongos

Afërsia e Papës me viktimat e atentatit kundër një kishe në Kongo

Në një telegram të nënshkruar nga kardinali Parolin, Papa Françesku shpreh dhembshurinë e tij për të prekurit nga sulmi në kishën pentekostale të Kasindit, të dielën, më 15 janar

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku shpreh dhembshurinë dhe afërsinë e tij për viktimat e sulmit të së dielës, 15 janar, kundër kishës pentekostale të Kasindit, në Republikën Demokratike të Kongos. Atentati, që shkaktoi vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm, u mor përsipër nga një degë e Isis-it në Afrikën Qendrore.

Telegrami i Atit të Shenjtë nënshkruhet nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar kreut të Kishës së Krishtit në vendin afrikan, André Bokundoa-bo-Likabe. Papa, lexohet në tekst, "ua beson të vdekurit dhe të plagosurit mëshirës së Zotit. I lutet Krishtit, Zotit të jetës, që të vuajturit të gjejnë ngushëllim dhe besim në Hyjin, duke i kërkuar dhuratën e paqes për ta".

17 janar 2023, 13:29