Kërko

2022.12.01 Monsignor Jan Romeo Pawłowski con il cardinale Parolin 2022.12.01 Monsignor Jan Romeo Pawłowski con il cardinale Parolin

Papa emëron Imzot Pawłowski nunc të ri në Greqi

Kryeipeshkvi polak hyri në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë në korrik të vitit 1991. Nunc apostolik në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Gabon në vitin 2009, Papa Françesku në vitin 2015 e emëroi delegat për Përfaqësive Papnore dhe në dhjetor 2020 e konfirmoi në detyrë me titullin e sekretarit

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku ka emëruar imzot Jan Romeo Pawłowski, kryeipeshkëv titullar të Sejnyt, ish-sekretar për Përfaqësitë Diplomatike Papnore, nunc të ri apostolik në Greqi.

Duke njoftuar personelin e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin prezantoi me këtë rast Imzot Luciano Russo, kryeipeshkëv titullar i Monteverde, i cili qe emëruar nga Papa shtatorin e kaluar si sekretar i ri për Përfaqësitë Diplomatike Papnore.

Kryeipeshkvi Pawłowski lindi në Biskupiec të Polonisë më 23 nëntor 1960. U shugurua meshtar më 1 qershor 1985, u diplomua për të Drejtën Kanonike të Kishës. Hyri në Shërbimin Diplomatik të Selisë së Shenjtë në korrik të vitit 1991 dhe më pas punoi në Përfaqësitë Diplomatike Papnore në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në Republikën e Kongos (Brazzaville), Tajlandë, Brazil, Francë dhe në Seksionin e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet .

Në mars 2009, Benedikti XVI e emëroi kryeipeshkëv titullar të Sejnyt dhe nunc apostolik në Republikën e Kongos dhe Gabon. U shugurua ipeshkëv më 30 prill 2009 në Kishën ‘Zoja Mbretëresha e Martirëve’ në Bydgoszcz, Poloni.

Në dhjetor 2015, Papa Françesku e emëroi delegat për Përfaqësitë Diplomatike Papnore dhe në dhjetor 2020 e konfirmoi në detyrë, me titullin sekretar për Përfaqësitë Papnore. Flet italisht, frëngjisht, rusisht, anglisht, gjermanisht dhe portugalisht.

01 dhjetor 2022, 14:36